Milani rikthehet te fitorja në "San Siro", fiton ndaj Venezias

22 Shtator 2021, 22:53Sport TEMA

Milani është kthyer te rezultatet pozitive sot, pas humbjes ndaj Liverpool në Champions dhe barazimit me Juventusi në kampionat.

Skuadra e Stefano Piolit sfidoi sot Venezian dhe e mundi me shifrat 2-0, jo pa vështirësi. Edhe pse krijuan shumë volum, kuqezinjtë nuk shënuan në pjesën e parë.

Ndeshja u hap në minutën e 68 me talentin Brahim Diaz, në superformë në këtë nisje të sezonit.

Në minutën e 82-të ishte Theo Hernandez, që çoi shifrat 2-0, pas asistiti të Saelemaekers.

Milani numëron 13 pikë pas 5 ndeshjesh në Serie A dhe renditet në vendin e dytë, pas Interit, me pikë të barabartë.

Në ndeshjen tjetër Empoli mundi 0-2 Cagliarin.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje