Premier League, kthehen pas 27 vjetësh tifozët në këmbë

23 Shtator 2021, 13:41Sport TEMA

Në Premier League kthehen tifozët, të cilët qëndrojnë në këmbë në stadiume. Diçka e tillë ndodh për herë të parë pas 27 vjetëve.

Autoritetet britanike njoftuan se prej muajit janar do të nisin një projekt pilot, i cili do t’i lejojë disa klubeve të projektojnë zona të caktuara në tribuna, ku mbështetësit do të qëndrojnë gjatë gjithë ndeshjes në këmbë.

Në këtë mënyrë, marrin fund sanksionet e edicionit 1994-’95. Sipas atyre rregullave, impiantet e dy kategorive më të larta në Angli duhej të kishin vetëm tribuna me ulëse, për të evituar përsëritjen e tragjedisë së vitit 1989 në Hillsbru, ku humbën jetën 97 persona.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje