Nuk pranon të vaksinohet, gjobitet 350 000 dollarë për ndeshje

24 Shtator 2021, 19:20Sport TEMA

Pavarësisht se vaksinimi ndaj koronavirusit nuk është i detyrueshëm për lojtarët në NBA, është i detyrueshëm në zona të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shfaqjet sportive. Ky është rasti i San Francisco, qytetit që ka si ekip basketbolli Golden State Warriors.

Njëri prej lojtarëve të këtij ekipi, Andrew Wiggins, hyn te 25% e basketbollistëve të NBA që nuk duan të bëjnë vaksinën. Por, ligji në San Francisco thotë se për eventet në ambiente të mbyllura, siç është basketbolli, stafi i ekipit dhe lojtarët duhet të jenë të gjithë të vaksinuar. Nëse nuk vaksinohen, nuk mund të futen në arenë.

Kështu, ekipi Golden State Warriors është në pozitë të vështirë, pasi do të duhet të gjobisin lojtarin e tyre nëse nuk paraqitet për ndeshje dhe gjoba do të jetë e majme: 350 000 $ për ndeshje.

1 komente në “Nuk pranon të vaksinohet, gjobitet 350 000 dollarë për ndeshje”

  1. Baliu says:

    Modern Times: Me mire eshte te jeshe i “sheruar” nga Covid, sesa te jeshe i shendoshe !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje