Gianluigi Donnarumma u largua nga Milani në merkaton e verës, teksa kaloi të francezët e PSG. Megjithatë aventura te këta të fundit nuk ka nisur shumë mirë, me portierin italian që është detyruar t’i ndjekë ndeshjet nga stoli, pasi trajneri Pocchetino preferon Keylor Navas në portë si titullar.
Për këtë arsye, agjenti i Donnarummes, Mino Raiola ka filluar të lëvizë, për të gjetur një zgjidhje për klientin e tij. Sipas mediave italiane, Juventusi e ndjek me kujdes situatën e portierit dhe nuk përjashtohet një lëvizje në merkaton e janarit.
Raiola mund të japë një ndihmë të madhe për këtë, për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshje. Kujtojmë se Donnarumma ka qenë një dëshirë e Juves edhe në të kaluarën.