Projekt i ri për “Selman Stërmasin”, zbarkojnë në kryeqytet arkitektët belgë

24 Shtator 2021, 13:06Sport TEMA

Në lojë tani janë të huajt. Para disa ditësh në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë qenë të pranishëm disa drejtues të bashkisë dhe projektues të huaj për të parë nga afër impiantin e bardhebluve.

Të huajt që me shumë mundësi ishin belgë kanë vlerësuar impiantin e vjetër, i cili është në përdorim nga klubi Tirana dhe pronësi e bashkisë.

Së bashku me grupin kanë qenë edhe drejtues të lartë të Tiranës. Zëra në bashki bëjnë me dije se pas projektit të KF Tiranës dhe vetë institucioni që është pronari i impiantit ka interes që të zhvillojë stadiumin numër dy të Tiranës dhe prandaj janë afruar arkitektët.

Po kështu, projektuesit kanë parë edhe ambientet përreth të stadiumit, si parkingun, fushat e basketbollit dhe fushën e futbollit para “Selman Stërmasit”. Belgët kanë parë me detaje gjendjen aktuale të stadiumit.

Qëllimi ka qenë për të pasur një ide rreth një projekti të ri për “Selman Stërmasin”.

Prej kohësh flitet për një rindërtim të stadiumit të dytë të kryeqytetit, ndërsa kryebashkiaku Veliaj e ka dhënë “ok”-in e tij për ndërtimin e një impianti modern.

3 komente në “Projekt i ri për “Selman Stërmasin”, zbarkojnë në kryeqytet arkitektët belgë”

  1. GazMir says:

    Prokuroria Belge akuzon të Shqipëris për pedofili, nga verbimi i 581 milliards të borxhit public.

  2. Jon says:

    Mos harroni te beni disa dyqane rrotull stadiumit dhe te ndertoni nje kulle. Ato mungojne te kompleksi. Le qe kot lodhemi ne, ju i keni merak vete ato gjera. Gjithsesi ai stadium mban edhe dy kulla. Nje lali dhe tjetren ky gjytyrymi i pd

    1. DuDu says:

      Pse mor Jon ke ngel kaq m’rapa? Kush po te ndalon me u zhvillu? Stadiumet me 1 kull i kena bo ka hera. Tash i dum ma moderrne me 2 kulla! Propozoj qe edhe rruget te ndertohen me te njejtin sistem; per cdo 5 km te ndertohet nje kulle (mos harro qe rregulli duhet zbatu per secilin drejtim levizje vec e vec).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje