HISTORIA: Nga sherri me rusët në Greqi te largimi në Austri dhe shpallja kampion e Florian Markut

26 Shtator 2021, 13:00Sport TEMA

Florian Marku bëri krenar dje gjithë shqiptarët, pasi u shpall kampion bote, ndërsa mbi shpatulla mbante flamurin kuqezi.

Shqiptari triumfoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot dhjetë raundesh, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Po si nisi rrugëtimi i shqiptarit?

Dy vite më parë, Marku ka rrëfyer për mediat se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare.

Pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kampionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.

Në moshën 18-vjeçare u bërballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.

Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, deklaronte Marku.

Ndoshta nuk e keni ditur, por Florian Marku ka prejardhjen nga Kosova. Gjyshi i tij ka lindur në Kosovë. Ai më pas është larguar për në Shqipëri, në Lushnjë për shkak të regjimit komunist. Por, pas viteve 90’, familja e Markut u zhvendos në Selanik të Greqisë.

Florian Marku e ka shijuar edhe burgun. Ai kaloi një vit e gjysmë mbrapa grilave në Greqi. Madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.

Si u arrestua në Austri?

”Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: “Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?”. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha., tha Marku”.

Në burgun e Selanikut, Marku e kaloi i vetmuar në një dhomë 3×3, duke lexuar libra.

Marku karrieren e kishte nisur në kick-box. Madje ai kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin.

28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim.

7 komente në “HISTORIA: Nga sherri me rusët në Greqi te largimi në Austri dhe shpallja kampion e Florian Markut”

  1. Arben says:

    Origjine kosovare dhe mbiemer marku

    1. The Republic islamic of kosovo says:

      Nuk eshte kosovar ky Marku por 100 karat nga Shqiperia…keta kosovaret edhe Gjergj Kastriotin vetem qe eshte Christian se po te ishte muhamedan do thonin qe eshte kosovar…!

  2. sapa says:

    Ka edhe katolike sa te duash ne rrafshin e dukagjinit,gjakove etj, me emra te tille!

  3. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Hallall te qofte dhe Zoti te ndihmofte vlla.

  4. Mal Cori says:

    Florian Marku është myzeqar puro. Asnjë gjysh I tij nuk ka ardhur nga Kosova. Nuk e di pse kërkon ta kompleksojë prejardhjen.
    Bashkëfshatarët dhe të afërmit e tij në Lushnjë, thonë se janë myzeqarë. Bile dikush me shaka thotë:
    – Jemi lalucë. Pra jemi njerëzit më të ndershëm në botë. Vetëm lalucët nuk e njohin pabesinë, prandaj nuk njohin as besën. Për këtë të jesh krenar, o çun.
    Prandaj Flori të mos ketë turp dhe të thotë se është myzeqar. Është laluc I pastër.

  5. ILIRET says:

    Bravo per suksesin, por mos ki turp nga prejardhja jote myzeqare.
    Jeni te krishtere ortodokse.
    Nuk ka kosovare me emrin Llazi, Profi, Spiro, Gori, Jorgji, Loni.
    Keta jane emrat e gjysherve dhe kusherinjve te gjyshit te tij ne Myzeqe.

  6. Drini says:

    Bravo Florian Marku per punen e madhe dhe motivimin per te fituar kete titull te madh. Ke ber ekrenar shume shqiptare me kete medalje. Ne urojme ta mbash kete titul sa me gjate.Vetem nje keshille te vogel: Ruhu te mos hyje vetja ne qejf sepse pikerisht aty nis shkaterrimi po githashtu mos u provoko nga kundershtaret ,mos u pergjigj vazhdo punen sepse pergjigja me e mire ndaj tyre eshte fitorja jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje