Nuk ka fitues në "Elbasan Arena", Partizani ndan pikët më Vllazninë

26 Shtator 2021, 21:50Sport TEMA

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e sotme mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”.

Përballja e sotme dhuroi spektakël të vërtetë për të gjithë tifozët, të cilët nuk u zhgënjyen nga loja e zhvilluar.

Vllaznia e nis vrullshëm duelin dhe Latifi tregon që në minutat e para se çfarë është i aftë të bëjë. Pasi argëtohet në zonë me mbrojtësat rivalë, jep një asist të mbresëlënës me të jashtmen për Da Silvën, i cili tund rrjetën e Partizanit që në minutën e 4-t.

Të dyja skuadrat kanë qenë në kërkim të golit për pjesën e mbetur të takimit, shkodranët për të gjetur qetësinë, ndërsa të kuqtë për të tentuar përmbysjen.

Rezultati ka vijuar të mbetet i pandryshuar deri në minutën e 88, atëherë kur me një goditje mjaft të bukur Rrapaj vendos baraspeshën. I futur në lojë nga stoli, Rrapaj arrin të shpëtojë kryeqytetasit.

Vllaznisë i ikën kështu fitorja nga duart vetëm në minutat e fundit të ndeshjes dhe i duhet të mjaftohet me vetëm 1 pikë

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje