Presidenti Demi ‘ultimatum’ Partizanit: Shpresoj të jetë barazimi i fundit

2 Tetor 2021, 15:00Sport TEMA

Një barazim tjetër, sërisht në pozita të favorshme për të marrë edhe më shumë, me Dinamon që luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë e që në fund lë përsëri zhgënjim për një renditje që bëhet e sikletshme me 3 pikë në 4 ndeshje:

“Kur merret në fund barazimi përsëri quhet i mirë – ka komentuar presidenti i Partizanit, Gazment Demi -. Nuk patëm fatin dhe një herë, përsëri një gabim i joni, shpresoj të jetë barazimi i fundit ky”.

Një lloj dëshire e përzier me një ultimatum, që i drejtohet direkt lojtarëve dhe teknikut Ilir Daja, të cilin zyrtarisht e mban të mbrojtur:

“A rrezikon Daja? S’ka asnjë rrezik, akoma jemi në fillim të kampionatit, çfarë do rrezikojë Daja.

Daja vazhdon trajnimin, e ka mirë me presidentin, me drejtorin e përgjithshëm, kështu që shpresojmë që fitorja e parë të jetë për Dajën”, përfundoi numri 1 i të kuqve.

1 komente në “Presidenti Demi ‘ultimatum’ Partizanit: Shpresoj të jetë barazimi i fundit”

  1. OkTaPoDi says:

    Veshtire te gjeni tranjer me te mire se Daja! Po punove heret a vone fati te vjen por me mire ta kesh fatin ne fund se sa ne fillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje