“Milani është ekipi që mbështes në Serinë A”, De Biazi: Atalanta është shembulli i realitetit të vogël

1 Tetor 2021, 16:26Sport TEMA

Ish-trajneri i Shqipërisë dhe aktualisht i Azerbajxhanit, De Biazi, ka komentuar elitën e futbollit të Italisë.

I pyetur për ekipin që mbështet në Serinë A, trajneri ka shprehur vlerësimin e madh për Milanin.

Megjithëse nëse flasim për shembullin e duhur sesi një ekip i vogël arrin në majat më të larta të futbollit, duhet të ndalemi te Atalanta.

“Seria A ka një avantazh këtë herë pasi nuk e ka asnjë ekip më të fortë se të tjerët.

Milani është ekipi im i preferuar. Më veçanërisht pasi janë një skuadër me shumë lojtarë të rinjë dhe duhet komplimentuar Pioli për punën e mirë.

Atalanta është shembulli i duhur për të gjithë sesi një realitet i vogël arrin aq larg”, u shpreh De Biazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje