Conte: Chelsea nuk po e përdor siç duhet Lukakun

1 Tetor 2021, 13:20Sport TEMA

Antonio Conte ishte trajneri që kishte ndikimin më të madh në rritjen e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, gjatë kohës kur ai kaloi te skuadra e Interit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sports”, Conte tha se te Chelsea sulmuesin belg nuk po e përdorin siç duhet

Një trajner është i mirë nëse arrin të përmirësojë lojtarët. Unë mendoj se ne bëmë një punë shumë të mirë me Lukakun gjatë dy viteve. Unë mendoj se Lukaku mund të bëjë më mirë , veçanërisht në një nivel teknik.

Ai është tashmë në një nivel shumë të lartë, por një lojtar duhet të vazhdojë të përmirësohet derisa të tërhiqet.

Gjatë ndeshjes, ka raste kur Lukaku duhet të jetë i kyçur, por përveç kësaj, ai është një nga sulmuesit më të vështirë që kam parë, sepse ai mund të bëjë dëme kudo në zonë. Nëse keni një qendërsulmues të tillë, duhet ta përdorni dhe mendoj se Chelsea ende nuk e ka kuptuar se si ta përdorë atë.”, u shpreh Conte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje