Është mbyllur pa gola sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e katërt të Superiores.
Një takim që nis me ritëm dhe krijon mjaft raste në 45 minutat e para. Megjithatë ekipet “pajtohen” me rezultatin dhe gjithçka ia lënë pjesën së dytë.
Por, 45 minutat e tjera nuk nisin siç pritej. Enea Jorgji nxjerr kartonin e dytë të verdhë për Mevlan Adilin për një përplasje të tij me trajnerin e Skënderbeut, Migen Memelli.
Qendërmbrojtësi i Vllaznisë lë ekipin me 10 vetë duke ia komplikuar pjesën e dytë.
Megjithëse pritej një Skënderbe më këmbëngulës, edhe 45 minutat e dyta nuk njohin fitues.
Pas kësaj ndeshje, skuadra korçare ngjitet në kuotën e 3 pikëve, duke u renditur në vendin e tetë. Ndërsa Vllaznia shkon në 6 pikë duke qëndruar përkohësisht në vendin e dytë.