Partizani iu është rikthyer punimeve në kompleksin e ri të klubit.
Pas marrjes së lejes që kishte penguar procesin dhe “ok” nga FSHF se kjo e fundit do investonte në fushën e stadiumit, Demat kanë rinisur pas disa muajve pushimi punën.
Nga pamjet e fundit që vijnë nga Kompleksi, duket se punëtorët dhe mjetet e rënda janë në punë, për të përshpejtuar shtëpinë e re të skuadrës.
Punimet për tribunat kryesore kanë avancuar, teksa gjithçka do përqëndrohet te fusha kryesore.
Veç saj, në kompleks do jenë edhe fushat ndihmëse për Akademinë dhe hoteli për lojtarët.