Botërori “Katar 2022”: Trajneri Reja shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë

3 Tetor 2021, 11:45Sport TEMA
Botërori “Katar 2022”: Trajneri Reja shpall listën e

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën me emrat e 25 lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Lista kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanon-n në Spanjë.

Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike.

Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, teksa pas impenjimeve me klubet në fundjavë lojtarët do të grumbullohen të hënën në kompleksin Tropikal në Durrës për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren në eliminatoret e Botërorit. Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në transfertë. Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë.

Të hënën trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë në konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 13:15 në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e tetorit:

1 komente në “Botërori “Katar 2022”: Trajneri Reja shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë”

  1. Roberto says:

    I uroj suksese ekipit kombetar Shqiptar. Ndeshja ne Hungari besoj se del barazim ose fitore per ne dhe ndeshja me Polonine do jete fitore e bukur perseri per ne pas asaj humbje turperuese ne Poloni. E di qe eshte dicka e pa imagjinueshme kjo qe them por nese lojtaret tane luajne fort dhe te cliruar nga emocionet besoj dhe uroj qe fitoret te jene tonat. Suksese cuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje