Teuta i shkakton humbjen e parë Kukësit

3 Tetor 2021, 18:49Sport TEMA

Është mbyllur sfida e fundit e javës së 4-të e Superiore, Kukësi-Teuta me rezultaitn 2-3.

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”, ka prodhuar 5 gola, spektakël, përmbysje, por edhe kartona të kuq. Është Teuta që gjen golin e parë që në minutën e 7-të me Aleksin, ndërsa Kukësi barazon pas 5 minutash më Feijao.

Vendasit fitojnë një penallti me VAR dhe nga 11-m, Gj.Taipi nuk gabon duke kalun Kukësin në avantazh. Teuta nuk pajtohet me rezultatin dhe shton sulmet duke gjetur golin e barazimit me Plakun, ndërsa në fundin e pjesës së parë Koubemba shënon edhe golin e 3-të.

Fraksioni i parë mbyllet me fitoren e Teutës, kurse Kukësi reagon në pjesën e dytë duke barazuar ndeshjen sërish me Fejiao, por gjyqtari e anullon golin me VAR.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Gj. Taipi dhe Asion Daja përplasen mes tyrë, gjyqtari Xhaja i nxjerr me kartona të kuq. Teuta merr një fitore të artë dhe ngjitet në krye së bashku me Tiranën me nga 8 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e 3-të me 7 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje