Taulant Xhaka zgjodhi që të braktis Shqipërinë dhe Kombëtarja zgjodhi që të pranojë vendimin e mesfushorit.
Jo pak, por pesë herë futbollisti i Bazelit i ka thënë “jo” kuqezinjëve. Të lodhur nga këto përgjigje, trajneri Reja ka vendosur që të mos e grumbullojë më Xhakën në të ardhmen.
Në emisionin “Ora Sport” është folur edhe në lidhje me këtë temë, teksa trajneri Ahmataj është shprehur:
“Cilado qoftë arsyeja, duhet të grumbullohesh me Kombëtaren. Ka futbollistë që e marrin rrugën edhe në këmbë kur i thërret Shqipëria. Kjo duhet fryma e Kombëtares”, u shpreh Ahmataj.