Ndarja nga jeta e Grillos, kolegu i tij: E vranë që kur e pushuan nga puna në RTSH

5 Tetor 2021, 14:48Sport TEMA

Mëngjesin e sotëm, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, komentatori i futbollit, Kosta Grillo, i cili ishte infektuar me Covid-19 prej kohësh. Pas një lufte të gjatë nga gushti i këtij viti, Grillo nuk ia doli dot. Për këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli gazetari i sportit dhe një mik i afërt i Kosta Grillos, Ervin Baku.

Ky i fundit u shpreh se largimi nga jeta e Grillos është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve të sportit dhe jo vetëm. Gjithashtu Baku foli edhe për të kaluarën e Grillos, ku tha se u hoq nga puna padrejtësisht nga RTSH, ku ai komentonte Kombëtaren. Ai tha se ky largim nga puna, i la Grillos një plagë të madhe.

“Grillo ka qenë i shtruar në Turqi që më 12 gusht dhe më 27 gusht është futur në intubim. Nuk kemi pasur kontakte me Kostën, por me familjarët e tij. Luftoi shumë, por nuk ia doli. Ishte e shkruar ndryshe, janë punë të Zotit. Grillo futet te njerëzit që janë të pavdekshëm. Lë një boshllëk shumë të madh.

Kosta Grillo ishte zëri i Kombëtares shqiptare, prej një jete ishte një gazetar dhe menaxher i suksesshëm. Do mbetet i pavdekshëm i Kombëtares. Një zë që para 3-4 vitesh, e hoqën nga puna padrejtësisht në RTSH. Për mendimin tim, e vranë shumë aty. Grillo e donte jetën, luftoi deri në fund. Më kujtohet buzëqeshja para se të futej në reanimacion. Ai sot është një yll, që iu bashkohet yjeve në qiell. Për mendimin tim, do vazhdojë të komentojë aty në qiell lojtarët e mëdhenj që janë ngjitur atje lart. Ishte një njeri me shpirt të pastër. Është një humbje e madhe. Lum ata që e kanë njohur nga afër.

Largimi nga RTSH ishte një padrejtësi e madhe. Kjo është Shqipëria, nisur me hipokrizi. Si mund të largohet nga puna zëri i Kombëtares?! Për këtë, njerëzit duhen dashur dhe vlerësuar sa janë gjallë. Kosta e kishte shpirtin e plagosur, pasi u hoq padrejtësisht. Një ditë të bukur sepse i teket dikujt, ai hidhet në rrugë padrejtësisht.

Nëpërmjet televizionit tuaj, i shpreh ngushëllime dy djemve të tij, motrës dhe bashkëshortes së tij, por edhe të gjithë miqve të tij. Është një humb je e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve të sportit.”, u shpreh Baku.

5 komente në “Ndarja nga jeta e Grillos, kolegu i tij: E vranë që kur e pushuan nga puna në RTSH”

  1. gim says:

    Kosta grillo, qe tindrise shpirti, ishte nje Antivaxi bindur. Kte duhet te thoni, faktin dhe jo pasjonet

  2. Celo Mezani says:

    Ngushellime familjes dhe gjithe miqve qe e kane dashur.
    Ne kulturen shqiptare, kur tjetri nderron jete, gjithmone respektohet dhe nuk flet kush per te. Gjyqtari i jetes se tij qe ne ate moment behet vetem Zoti.
    Nga ana tjeter edhe shkrime pa kuptim qe te provokojne nuk ka nevoje me ja servir publikut.
    Kosta Grillo u vra nga virusi dhe jo nga largimi i tij nga puna.
    Qe kur Kosta u largua nga RTSH une fillova te shikoje ndeshjet e kombetares perseri vetem ne RTSH. Me perpara, per shkak te tij, i shikoja ne Supersport.

    1. ILYRIA says:

      Celo Mezani…….
      Shpirti per Organizmin, eshte shume me i ndjeshem se te gjitha semundjet e marra se bashku……Ndoshta edhe Kosta ( si cdo Njeri Normal) nuk e ka gelltitur padrejtesine pa Pasoja….plus Virusi ( nuk u vaksinua )…….sido qe te jete ai kishte me shume ndjekes sesa “kundershtare”…….Nganjehere “Kundershtaret ” krijohen edhe duke qene vetvetja……sepse Publiziteti, qenia ne Syte e Publikut i ka te dy Krahet te pandashem….Adhurimin dhe Perbuzjen………qofsh me shnet Celo …..

  3. E PO KUSH SE BEN VAKSINEN NDAN JO ME PAK SE 50 ME 50 ME MORTJEN ATA QE E BEJNE JANE 5 DERI 6 % TE RREZIKUAR
    JU PREHTE SHPIRTI NE PAQE POR…..

  4. Loli says:

    A e kishte bere vaksinen Grillo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje