Tri ditë pas Hungarisë në Budapest, Shqipëria përballet me Poloninë në “Air Albania”. Për këtë ndeshje ka folur sot edhe kapiteni i polakëve dhe sulmuesi i njohur i Bajern Mynihut, Robert Levandovski.
Ai ka pranuar se fitorja 4-1 në ndeshjen e parë është një avantazh, por gjithashtu ka vlerësuar lojën e kuqezinjve. Apeli i Levandovskit është për të mos e lejuar Shqipërinë të luajë si në Varshavë:
“Duhet të përmirësohemi për ndeshjen e kthimit me Shqipërinë. Në ndeshjen e parë rivalët tanë luajtën mirë, lëvizën mirë, por edhe ne i lejuam ata shumë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të jetë vendimtare për grupin tonë, sidoqoftë, ne do të përqëndrohemi në përmirësimin e asaj që bëmë keq në ndeshjen e parë.
Kemi avantazhin e golave pas fitores 4-1 në Varshavë dhe më së shumti gjithçka varet nga ne.
Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë jashtë, kanë përvojë në arenën ndërkombëtare, kështu që ne i respektojmë ata, por le të fokusohemi te skuadra jonë.
Nuk duhet t’i lejojmë ata të luajnë nga krahët dhe të fitojnë terren”, – ka thënë mes të tjerash Levanvodski sa i takon ndeshjes së 12 tetorit.
Mos degjoni dhe mos besoni se c’thote Levandovski. Gjithmone ekipet e huaja kane folur me superlativa per ne dhe mendja jone eshte turbulluar dhe rritur sa qe na ka rene hunda e toke nga humbjet. Ulni koken,punoni,mos degjoni furcet e te huajve por fitoni ndeshjet me Polonine dhe Hungarine qe te mbani pastaj koken lart??
Shume e drejte.
Shikoj ca intervista te lojtareve tane qe hiqen sikur jane Brazili apo Gjermania dhe kur mbaron ndeshja nuk del kush qe te thote nje fjale per humbjet e pesuara. Ikin me bisht nder shale.
E verteta eshte se kemi ekipin me te mire kombetar qe kemi patur ndonjehere, por pa motivimin e duhur.
Lojtaret tane e ruajne veten kur luajne me kombetaren dhe nuk japin kurre 100 % te mundesive te tyre. Perjashtim bejne vetem pak individe.