Ambasadorja Yuri Kim viziton burgun e Spaçit: Dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit

12 Tetor 2021, 19:28Politika TEMA
Ambasadorja Yuri Kim viziton burgun e Spaçit: Dëshmi e qartë e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar këtë të martë kampin e burgut të Spaçit. Përmes një postimi në rrjete sociale, diplomatja shkruan se ky vend është dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit.

Kim ka ndarë me ndjekësit dhe bisedën që ka pasur me një ish- të burgosur, Zenel Drangu i cili kaloi 18 vite në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi.

Ambasadorja shkruan se ai ka rrëfyer për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty, nga rrahjet, puna skllavëruese, keqinformimi e deri te aktet imorale të sadizmit.

“Iu bashkova disa ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit.

Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa.

Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”, shkruan ajo.

6 komente në “Ambasadorja Yuri Kim viziton burgun e Spaçit: Dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit”

  1. xfg says:

    Edhe per Guantanamo-n Enveri duhet te pergjigjet.

  2. xhoxhi says:

    Mirë thua. Po burgu i Guantanamos çfarë ishte mund të na thuash?Nuk torturoheshin njerëy atje?Burgjet kudo janë burgje…

  3. Hakimi says:

    Ha ha ha ha !A e keni vizituar ndonjehere “GUANTANAMO-n” znj.Kim apo s’ju ka rene rasti!Thone qe Enveri andej e kishte frymezimin ,me nje ndryshim qe ne Spaç “nuk i eshte bere shurra ne koke “te burgosurve si ne reference apo e keni “kopesht me lule”!Ndaj mos na hap barkun aman!

  4. KARRIKJA ELEKTRIKE E ROZEMBERGEVE says:

    ZONJE
    NUK ME INTERESON ENVER HOXHA KA QENE SHEJTAN APO SHENJTOR
    AJO QE DUA TE THEM SE ENVER HOXHEN E PRURI AMERIKA ME ANGLINE NE PUSHTET

    DHE KUR ERDHI KOHA TA HIQNIT JU BERI KAPS

    POR DHE GUALGET E AMERIKANEVE ME ORIGJINE JAPONEZE NUK ISHIN ME PAK SE SPACI…APO KARRIKJA ELEKTRIKE ME ROSEMBERGET APO BLACK LISTEN NE KOHEN E MAKARTIZMIT..
    .
    E HODHA ENVERIN NE1991 POR JU E RINGJALLET JO VETEM ME HIPOKRIZIN TUAJ POR DHE ME LOJEN E PESHTIRE ME NON GRATEN E SALES
    .
    MOS E BENI KAQ MADHESHTOR ENVERIN !!

  5. Ylli says:

    O Pederat e Enverit ….ne Spac ishin shqiptare qe e donin Shqiperine por nuk mendonin si Enveri dhe si ju.
    Ne Guantanamo ishin lloji me i keq i races njerezore ,te gatshem te shkaktonin 11 mije 11 shtatore rresht.
    E megjithate nje pjese e shoqerise amerikane ishte kunder dhe denonconte ekzistencen e Guantanamos derisa u mbyll.
    Ndersa ju o kelysha kurvash te kurvit lavderoni Spaçin sot e kesaj dite .
    Jo te beni Spac 20 vite rresht o pederasta por 20 minuta per vizite sdo duronit ju o kellira.

  6. Maloku says:

    Sa burgje ka Merika ? Po indigjentet per qef i vrane pas buke ? Sa denime ekstreme japin gjukatesit ne Amerike me vendime te gabuara dhe pas shume vitesh kerkojne falje ? I denon Amerika qytetaret e saje kur provohet spiunazh ne fafor te vendeve te tjera ? I denon Amerika vrasesit dhe grabitesit qe u themi hajdute ? Te japi pergjighe Ambasadoria ne nje kanal televiziv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje