Kosova regjistron 29 të infektuar dhe një viktimë nga koronavirus

13 Tetor 2021, 16:09Rajoni TEMA
Kosova regjistron 29 të infektuar dhe një viktimë nga koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi 29 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2.526 mostrave, ndërsa 1 person ka humbur betejën me virusin.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 13 tetor, 36 persona janë shëruar derisa mbi 1.043 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.973 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 648.218 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 827.886 persona kanë marrë dozën e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje