Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen

13 Tetor 2021, 12:27Rajoni TEMA
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Krimi dhe grupet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku qytetarët serb po kundërshtojnë një aksion të Policisë kosovare kundër kontrabandës së mallrave.

Përmes një shënimi në “Facebook” Kurti shkruan se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, teksa akuzon mediat serbe se po politizojnë çështjen.

“Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar.

U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, shkruan Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje