Kapiteni amerikan: UFO-t dëmtuan armët atomike në bazën tonë, i pashë me sytë e mi

17 Tetor 2021, 13:42Lifestyle TEMA

Kur një UFO gjigand dëmton armët bërthamore nën vëzhgimin e kapitenit të forcave ajrore amerikane Robert Salas, ky i fundit besoi se njerëzimit po i përcillej një mesazh.

Por pavarësisht se raportoi atë që pa, ai dhe komandanti i tij u detyruan menjëherë të nënshkruanin një zotim se nuk do të flisnin kurrë për atë çfarë ndodhi atë ditë, në njërin prej takimeve më befasuese në historinë e jashtëtokësorëve.

Kapiteni Salas pretendon se incidenti i çuditshëm u zhvillua në 24 Mars 1967, në Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Montana, SHBA, gjatë kohës kur ai ishte mbikqyrësi në detyrë i një strukture të fshehtë të kontrollit të lëshimit nëntokësor.

Duke folur për The Sun, Salas u shpreh se “ishte përgjegjës për dhjetë raketa bërthamore në kohën kur një UFO erdhi dhe fluturoi mbi objekt.

“ Unë isha nëntokë, i mbyllur në një kapsulë betoni. Më raportuan rojet për situatën e pazakontë; gjithcka u fik, sistemet ranë, të dhjetë raketat tona nukleare Minuteman u dëmtuan dhe kjo ishte praktikisht e pamundur, pasi ato kishin të gjithë kontroll të pavarur.

Një sulm i tillë, sipas Salas, nënkuptonte qartë një nivel sofistikimi që i kapërcejnë aftësitë njerëzore dhe ishte vepër e alienëve.

 

8 komente në “Kapiteni amerikan: UFO-t dëmtuan armët atomike në bazën tonë, i pashë me sytë e mi”

  1. Kris 1 says:

    I semure psiqik

    1. Po cili eshte vendi i jote?? O Z Rama Turqija??? Se ti po pune veq per Turqine e Jo per Shqiprine says:

      Ky ma sa duket qenka shoku i Alfred Cakose.. paske pjerrdhe I shkreti

  2. Tema says:

    Keta ufot vetem ne usa kane liri-veprimi???

    1. Barrelmbajtesi mantelbardhe says:

      Ne Tirane, livadhisin rrugeve.

  3. Degelisi says:

    Edhe my qe shkruan Ne gazeten “TEMA” duhet te kete UFA me depression

  4. Bujar agaraj says:

    I semure kush i boton sepse bota ka shume idjote

  5. Moto says:

    Bërthamor jo nuklear, o palo gazetar analfabet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje