E bija e kujton me një letër prekëse Dritan Hoxhën: 14 vjet që festojmë pa ty, pa merakun se do “plakesh”

16 Tetor 2021, 17:32Lifestyle TEMA
E bija e kujton me një letër prekëse Dritan Hoxhën: 14 vjet

Vajza e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, ka kujtuar të atin me një letër prekëse.

“Koha me ty dhe koha pa ty u barazua këtë vit. Unë do jetoj gjithë jeten me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) qe askush ne vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm”, shkruan Lori Hoxha.

Letra e plotë e Lori Hoxhës për të atin

Teksa shkruaj kam përballë pamjen më të bukur në botë: një nga ato që kërkoje me ngulm ti gjithë vitin sepse po të ndjeje pak ftohtë futeshe direkt në makinën tënde dhe fërkoje duart.

Kam përballë Itanin që është rimishërimi jot: po aq i gjatë, i bukur, kokfortë dhe me atë humorin e bezdisshëm që të vinte në siklet përpara tavolinës po ti prapë qeshje se ishte me vend.

Nga ana tjetër është Sara që pa ndjek Oman dhe London: njeri do të luaj ping pong dhe tjetri me thotë që qenkam bërë pak kaçurrelse sot.

Dy njerëz komplet të ndryshëm, që i imagjinoj në shpinën tënde teksa i tregon botën tënde dhe i thua “jo atë”, se e ndaje shumë mirë të drejtën dhe refuzoje të bëheshe pale me çdo gjë që nuk ishte e tillë. Të ngjajnë shumë mendoj unë, ose jam unë që kërkoj me nglum të të shoh në çdo brez që do të vijë.

Mami po pi kafen që e shoqëron me një cigare. Ta dish që e ka filluar që kur nuk vije më në shtëpi. E di e di, i kam thënë po e do ta dëgjojë nga ty.

Diku do dilte nga dëshirat e tua megjithëse ato më të mëdhat i ka ruajtur të giitha. Redia më shkruan në telefon; është po aq moskokçarëse sa kur vije në Itali dhe thojë “goca mamit kjo” se nuk dilte te dera si unë dhe Sara.

Redia vazhdon do me atë dashurinë që mban nga brenda, dhe boshkllëkun tënd e ndjen sot më shumë se kurrë.

Gjithësesi ta dish, atë do gjeje zgjuar në oraret që rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonjë xhiro me makinë natën vonë. Unë jam këtu: me dyshimet e mia si gjithmonë dhe për çdo gjë. Kurioze a do ishe i lumtur për ne dhe kush do ishim ne sot me ty.

Gjithë jetën pas ikjes tënde kam dëgjuar fjalinë “po të mos ishe vajza tij…” dhe jam kurioze vërtetë dhe pse e di që mua vajzën tënde më bën ajo çfarë kam brenda.

Më bëjnë flokët kaçurrela, karakteri impulsiv, dashuria për jetën e bukur, pretendimet e larta për njerëzit, parimet e forta dhe dëshira për t’u vetpërmirësuar çdo ditë. Por më kurioze jam si do kishim ecur bashkë sot.

Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me kokën lart të dy. Viti i 14-të që e festojmë ditëlindjen tënde pa ty dhe pa merakun tënd që po “plakesh”. Do hap një verë të kuqe sot dhe pse ta dish që unë e pi të bardhë.

Diku do ndryshoja dhe unë nga ti dhe pse të ndjek çdo hap e të kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Më mungon çdo ditë e të kujtoj çdo ditë po ti këtë e di se s’je shumë larg. Gëzuar ditëlindjen!

E jotja sot dhe gjithmonë,

Lori Tanit!

10 komente në “E bija e kujton me një letër prekëse Dritan Hoxhën: 14 vjet që festojmë pa ty, pa merakun se do “plakesh””

  1. i papami says:

    she like it up her ass very hard

  2. Dardha nen dardhe bie says:

    Po mire mo po ate cupen qe qe ne makine me babin e kesaj e kujton njeri so apo jo?

    1. nje banor i Tiranes says:

      Te drejte ke , po le t’a kujtojne familiaret e saj , nuk hyn Lori ne kete mez .

    2. Jorgo says:

      kush i kujton te shkretat kurva….

  3. Ferrari says:

    Droge ne kafe dhe lindi DigitAlb… Sa na mungon… Ce pyet

  4. Realisti says:

    Mund te kuntosh dhe jeten e luksit te babait tend dhe nje radio e televizion te ngritur me parate e droges, prostitucionit dhe vrasjes. A i kujton dot sa femra ka prostituuar yt ate qe ti te rroje si princeshe? Sa droge ka kaluar nr Itali, sa njerez ka santazhuar dhe ka vrare? Mos e harro dhe ate vajzen qe po i bebte gojore tet eti kur u perplasen.

  5. teuta says:

    Beni qejf me parate e Atij…

  6. I mbyturi në Lanë says:

    Po sikur ky ndjesë pastë Tani të kishte qenë një baba i “zakonshëm”, që shiste banane ke buza e Lanës për të nxjerrë bukën e shtëpisë, dhe rastësisht të kishte rënë në Lanë… a do ta kujtonte me kaq “mallë” kjo bija?! Kam frikë se JO!

  7. Nuk ka asnji kuptim ti drejtohesh e kerkosh llogari goces ,
    se cfar ka bere i jati eshte e pavend Utopi !?
    Shqiptaret flasin sikur vetem ky babai i goces T-Ch e ndertoj TV e familjes joaq transaprente per kohen .
    Ne fund te fundit pothuaj te gjitha Bizneset ne vendin tone ,ndoqen te njejtat Metoda ,
    trafikime ,mashtrime ,vrasje etj etj qe te gjithe i njohim ,por te pakten tipa si ky ,
    nuk Vodhen Shtetin Shqiptare si ishQeverritaret Komuniste kur u ndrua Sistemi ,pasi ja kaluan
    qeverrine Famekeqit shpellar berisha ,por ne nji rruge ndoshta jo te Ligjeshme por
    pa lenduar te tjeret popullin .
    Pra lerini te tilla akuza e budalliqe sepse ala sot keni “Te Pasur” qe ndertojne Pasurite e tyre Bizneset
    duke i fituar Miljonat me rruge joLigjore te pandereshme .

    Par pastaj nga nji kenveshtrim tjeter i vet vajzes , ajo ka te drejten e plote ,legjitime ta kujtoj babane e saj
    dhe per kete s’duhet t’i mari doren askujt e shprehi ate qe ndjen .

  8. Todi Sota says:

    Dritan Hoxha beri revolucion ne media. Te tjerat Jane llogje qe edhe ne se Jane te verteta, nuk ja ulin kontributet e tij ne median elektronike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje