Gazetari Nano na përball me veten

20 Tetor 2021, 13:49Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Përball me veten?!… A do të thotë gjë kjo? Disa e kuptojnë sipas tyre: Ose se ‘do ta shikosh ti ça do të të bëj!’, ose ‘shikomë mua dhe bëhu…’. As njëra, as tjetra. Mustafa Nano ka ardhur këto net me një ‘One Man Show’ në  Teatrin e Tiranës. Një gazetar që bëri një gjë më shumë; ose një gjë edhe të diskutueshme. Pse e bën? Në fakt ata që nuk bëjnë asgjë, ‘çoç bëjnë’ dhe ata që s’flasin ‘çoç dinë’, sipas një psikoze masive. Kjo është përballja e parë.

Për 60 minuta Nano na përball me veten; na fton të dëgjojmë ca zëra të frikësuar e strukur si të tijtë, edhe brenda nesh. Kur i dëgjojmë nga Nano, na zgjohen zërat që flenë te ne. Siç ndodhi me mua njëmbëdhjetë vite më parë, kur shkova për herë të parë te Mrizi i Zanave në Fishtë: ‘Ou, këtë laknur e gatuante nëna ime…, edhe bukën e meshës, edhe ftoin e pjekur…’. Një zë i egër në diktaturën komuniste ma kishte mbushur mendjen se ne katolikët në veri ‘nuk kishim kuzhinë’.  Edhe Mustafai kishte dashur ta hiqte emrin e tij, tha në skenë.

Të gjithë e duam a nuk e duam një gjë; kjo është kokë për kokë, personale- këtë po e them unë, dhe sado pak edhe Mustafai.

Por njeriu duhet t’ia thotë të gjitha vetes. Mund të ndodhemi para digave e të mbytemi nëse nuk pranojmë. Këtë po përpiqej të tregonte Mustafai gjatë show-t të tij. Ne nuk e dimë çfarë mund të na ndodhë, por atij tjetrit i ndodh që bëhet president dhe me këtë rast shkatërron gjithë vendin. Mund të thotë budallallëqe e të shpallet hero. Mund të vrasë fëmijën e vet. Mund të mendojë se biri i ‘mbretit’ mund të vërë botën nën këmbë, dhe iku në ferr. Gjykatëses mund t’i ndodhë që të dashurohet me kriminelin klient, apo e kundërta.

Çfarë ka ndodhur, jashtë show-t në Teatër:

Një gjykatëse në Francë, gjykatëse e njohur si ‘e hekurt’ me ligjin, i ka ndodhur pikërisht kështu: Ajo mbeti shtatzënë me klientin e saj kriminel. Por nuk e dinte! Kur e mori vesh, ndodhi një tjetër gjë. Ashtu ishin rrethanat…, nata e vitit të ri, e dehur, teksa kalonte në rrugën ku rrinin ata. Kur e mori vesh, atëherë gjyqtarja ‘përmbysi Parisin’ që të gjente të vërtetën e mitrës së saj deri në detaje. Ditën që e propozuan për në Gjykatën e Lartë, atë çast ajo deklaroi lidhjen me vrasësin. (Vrasësi ishte aq i tmerrshëm sa viktimës i nxirrte sytë dhe ia hante të gjallë). Trupa gjyqësore nuk mundi ta besonte!, por ajo u tha se ‘kam argument’ për lidhjen…, dhe zbuloi barkun e rrumbullakosur: ‘Ja ku është!’. Gjykatësit janë njerëz si gjithë te tjerët.

Anyway. Mesazhi që mora nga show i Nanos, ky ishte: Ne jemi qenie njerëzore dhe duhet të mbrohemi nga vetja. Unë nga vetja ime, po them një gjë: Qenia njerëzore është e papërgjegjshme dhe duhet mbrojtur nga vetja e vet. Gjithë këta njerëz që kemi rrotull, nëpër zyra dhe poste; dhe që na grabisin çfarë gjejnë: kohën, ujin, qetësinë, financat.., këta dalin e mbrojnë veten kundër nesh. Dalin edhe në mediat tona, në foltore, në Kuvend, në presidencë…, kudo munden. Jo pse na ndjejnë si armiq, por sepse janë ata që janë.

Tjetri vret vajzën e tij 20 vjeç dhe thotë se është ‘në rregull’. Mustafai solli rastin e dy baballarëve që vranë vajzat në Kanada; të dy ishin shqiptar, të dy i vranë vajzat ‘për nder’. A kishin të drejtë të ‘ishin krenarë’ këta baballarë?- pyeti autori. ‘Po, sepse ata ashtu janë, aty e kanë krenarinë’. Edhe krimineli që la shtatzënë gjykatësen, një ditë i kërkoi: ‘Vrite atë fëmijë… Një i dobët ose një idiot do të jetë! Bota është plot me të tillë!’.

Po ne të tjerët të përballur, çfarë jemi?

Këtu nis dyshimi. Kush nuk dyshon, nuk mëson asgjë. Dyshimi është prindi i diturisë, sipas një filozofit të përmendur prej Nanos. Por ne kemi mijëra gjëra që nuk i dyshojmë. Nuk vëmë pika dyshimi nëse është më mirë të besojmë apo të mos besojmë se ka zot?; të besojmë se më mirë mysliman apo i krishterë?; të besojmë te Bibla apo Kurani?; se seksi është dobësia dhe forca e secili?; të besojmë gomarin apo mjetet e hirit të Perëndisë që gomari mbart për në kishë.

Çfarë të besojmë pa e dyshuar; të besojmë se jemi evropianë?

Nuk jemi evropianë- citoj Nanon në show

Pse? Arsyeja e parë  pse nuk dyshojmë e nuk bëjmë pyetje

Njësoj si me gjykatësin, veprojmë edhe me lidershipin. A na thanë ata: ‘fusni kursimet në piramida, se do të bëheni të pasur?. Po. Aty vumë gjithçka, por të pasur u bënë ata? A na thanë se ‘ua sollëm demokracinë!’, por a ishte demokracia? Jo. Nuk bëmë asnjë pyetje tjetër. Të gjithë drejtorët e RTSH thonë se kanë kryer reforma të thella, por aty ka veç një humnerë vjedhjesh prej 600 mijë euro- të paktën. Kush pyet? A po bëhet lufta e vaksinës? Ka shumë njerëz që po dyshojnë; disa prej tyre mund ta paguajnë keq, por po dyshojnë. A dhunohen gratë, dhe prapë shumë syresh nuk pyesin më shumë.

Ja, po ua them unë:

Një grua ishte gati të besonte se syrin e majtë ia kishte bërë zi si shpretkë lavamani dhe sapuni. Këtë e deklaroi avokati i burrit të saj në gjyq. Tha se gruaja rrëshqiti mbi sapun dhe ra me sy mbi lavaman. Gjykatësi heshti në një moment dhe pas pak lëshoi zë të sigurt: ‘Po, duhet të dëgjojmë dëshminë e sapunit dhe të lavamanit’. Kështu u bë. Gruaja e nxirë në sy, pas ca ditësh hodhi në gjyq lavamanin dhe sapunin.

Ne të gjithë jemi në duar të të fortëve. I fortë është edhe ai që të troket natën në derë e të kërcënon: ‘Më jep lekët e ashensorit, ose ta hoqa çipin!’. Edhe ai që i bie burisë në ora tre të mëngjesit se ‘ka lënë me një shok në katin 11’. Edhe shqiptari me tatuazh që i hidhte shishe birre të huajit që pastronte oborrin e kafes në Mëzez- dëshmi që e solli Mustafai.

Unë: E ku do të dëshmosh, i dashur Nano?

Do të dëshmosh te kompetenti, s’ke rrugë tjetër. ‘Kompetenti jam unë!’,- i tha krimineli gjykatësit në sallën e gjyqit.

Ne kemi ardhur deri këtu duke menduar se nuk gabojmë ne, por sidomos sistemi nuk gabon. Në fakt gabojnë të dy palët; por sistemi gabon sigurisht. Nuk e ndoqëm atë gjykatësen parisiene në fatin e saj… Unë mendoj se po ta kishin vëzhguar gjykatësen ‘e çeliktë’ të Parisit, ajo me siguri, një ditë do të ketë dëshmuar në favor të kriminelit që e la shtatzënë. Do të ketë gjetur ndonjë gjë për ta mbrojtur, se ajo ishte grua inteligjente. Po, se nuk ka ndryshe, krimineli është babai i fëmijës së saj.

13 komente në “Gazetari Nano na përball me veten”

  1. Rrespekt i nderuari Frrok ,
    je duke bere rrevolucionin e duhur ne Medie sepse ksaj Maskarade Sharlatanesh i duhet then
    ne njifar mnyre Stop !
    Dhe dikush duhet ta bej kte ne kte shoqeri ,per te mbrojtur Vlerat Qytetare
    dhe largoje plehrat nga Opinioni ,duke i len sadopak vend asaj qe eshte sot Vler per shoqerine tone ,
    qe jep shpres dhe nxit zhvillimin e te menduarit ndryshe ne shoqeri ,duke i mshuar ideve ,
    atyre qe bejne te shikoj perpara kjo shoqeri jo parazitizem anadollake se si te vrasim kohen Opinionit
    apo vjedhim kohen atij .
    Do ishte skandaloze per nji komb qe ky Opinion te injorohet nga ca FakeGazetare e FakeTV
    te cilat nuk i afrojne shoqerise tone are qe asaj i duhet sot ,qe i nevojitet sot .
    Prandaj duhen te fryje Furtuna e Kritikut dhe ngritur dallget ne medien shqiptare .

    Rrofsh Frrok qe provokon Debat ,qe ben te levize dicka ne vendin tone ndyshe na qelben

    1. Celo Mezani says:

      Frrok je lodhur ca e perdredhur shume per te nxjerr ato dy gjera te mira qe kishte monologu i Muç Nanos.
      Pjesa tjeter ishte turp e faqe e zeze. Qarkullojne ne media shkrime apo komente superlative per Stand-up-show te Nanos. Pikerisht keto te fundit po me provokojne te beje nje koment se nuk do isha marr me kete pune fare.

      Stand-up-shows jane nje narracion i filozofise dhe botkuptimeve qe dikush mbart ne shkallen me te larte. Nuk jane Zone e Lire, Opinion, Open apo Real Story. Aty personat qe harxhojne shume kohe dhe vijne, ne radhe te pare vijne se te respektojne si publicist dhe kerkojne gjithashtu respektin maksimal.
      Autori e zgjedh vete temen. E pergatit me muaj te tere. E shtjellon me rritmin dhe fjalorin qe do, pa u nderprere nga askush.
      Ne Stand-up-show nuk ka fjali te thena gabimisht, pa dashje apo te keqkuptuara. Aty nese nje gje thuhet apo merret gabim, faji eshte 100% i autorit.
      Rrefimi i Muç Nanos ishte:
      – I ceket (tema te renda dhe madhore trajtuar me shembuj te njeanshem dhe me interpretime te cunguara)
      – I pasakte (per cdo fakt te Muçit qe te conte pastaj ne nje konkluzion, mund te gjendeshin shume me teper fakte qe e rrezonin konkluzionin)
      – Provincial, jo si origjine por si mentalitet i ngushte (kete shprehje me duket se e perdori edhe vete Muçi
      – Banal, pertej asaj qe kerkonte te shprehte (banal eshte Roberto Benigni, por banaliteti i tij ngjit )
      – I frustuar (pse eshte dikush i frustruar nga diçka , jo me doemos duhet te jene te gjithe)
      – Delirant (po shume delirant).
      – Pa respekt per kauzen e grave (pabarazia gjinore sado lidhje te kete me kulturen seksuale, kurrsesi nuk mund te tollovitet apo ndoshta fetishizohet me si dhe kur duhet ta arrijne orgazmen grate)

      E fundit dhe me e rendesishmja: Negativist apo Pesimist.
      Njerezit nuk vijne ne stand-up-show per te degjuar zbulimin qiellor te Muçit ne finalen e madhe qe “Shqipetaret nuk jane europiane dhe nuk do te behen ndoshta kurre, po nuk ndodhi diçka hyjnore nga Zoti qe ti shpetoje).

      Vajta gjithe kersheri ne Shown e Muçit dhe fatkeqesisht perfundova qe e hoqa Mustafa Nanon nga lista e njerezve qe kam une interest ti degjoj.

    2. Celo Mezani says:

      Stand-up-shows jane nje narracion i filozofise dhe botkuptimeve qe dikush mbart ne shkallen me te larte. Nuk jane Zone e Lire, Opinion, Open apo Real Story. Aty personat qe harxhojne shume kohe dhe vijne, ne radhe te pare vijne se te respektojne si publicist dhe kerkojne gjithashtu respektin maksimal.
      Autori e zgjedh vete temen. E pergatit me muaj te tere. E shtjellon me rritmin dhe fjalorin qe do, pa u nderprere nga askush.
      Ne Stand-up-show nuk ka fjali te thena gabimisht, pa dashje apo te keqkuptuara. Aty nese nje gje thuhet apo merret gabim, faji eshte 100% i autorit.
      Rrefimi i Muç Nanos ishte:
      – I ceket (tema te renda dhe madhore trajtuar me shembuj te njeanshem dhe me interpretime te cunguara)
      – I pasakte (per cdo fakt te Muçit qe te conte pastaj ne nje konkluzion, mund te gjendeshin shume me teper fakte qe e rrezonin konkluzionin)
      – Banal, pertej asaj qe kerkonte te shprehte (banal eshte Roberto Benigni, por banaliteti i tij ngjit )
      – I frustuar (pse eshte dikush i frustruar nga diçka , jo me doemos duhet te jene te gjithe)
      – Delirant (po shume delirant).
      – Pa respekt per kauzen e grave (pabarazia gjinore sado lidhje te kete me kulturen seksuale, kurrsesi nuk mund te tollovitet apo ndoshta fetishizohet me si dhe kur duhet ta arrijne orgazmen grate)

      E fundit dhe me e rendesishmja: Negativist apo Pesimist.
      Njerezit nuk vijne ne stand-up-show per te degjuar zbulimin qiellor te Muçit ne finalen e madhe qe “Shqipetaret nuk jane europiane dhe nuk do te behen ndoshta kurre, po nuk ndodhi diçka hyjnore nga Zoti qe ti shpetoje).

      Vajta gjithe kersheri ne Shown e Muçit dhe fatkeqesisht perfundova qe e hoqa Mustafa Nanon nga lista e njerezve qe kam une interest ti degjoj.

      (TEMA, Mesazhet perverse dhe idiote i botoni me vrap, keto te tjeratsi shkolle nate, per here po dhe nje here jo)

      1. Koz says:

        Edhe pse se kam ndjekur Show-in e ketij dallkauku, jam plotësisht dakort me komentin tend, lidhur me broçkullat dhe nonsensin që Nano shpreh neper media gjithe keto vite. Nje individ narcis e megalloman që e karakterizon nje superficialitet dhe injorance e frikshme. Kur perpiqesh pastaj te trajtosh çeshtje quasi-filozofike, bazuar ne premisat e mesoderms dhe nje backgroundi të ububushëm provincial (ne sensin kulturor) behesh vecse qesharak. Dhe Nano ja del mban mjaft mirë kesaj por jo aq sa per te na bere edhe per te qeshur.

        1. Koz says:

          në premisat e mësipërme…

  2. Up Xhixhesha Kaçe says:

    Shansi i Shqiperise o Frrok qe Ju ka. Ju keni kuptuar qe femije qe me zjarrin, ujin dhe qeverine nuk luhet. Kete ja ke spjeguar edhe Nanos. E di ti semaforet e Europes mbajne poshte kursin e kembimit?

  3. Nje komentues says:

    Urime Frrok! Falemnderit!

  4. Ideali says:

    Cdo dite qe kalon te thellohen rrathen poshte syve. Tregues te se keqes te te shoqeron. Vazhdo Frrok, vazhdo T i sheresh djallit. Nje dite djalli do te te kthehet dhe do te te gelltise.Nese ka gazetar ne kete vend pa kolone vertebrore je ti.

    1. Antipatrea says:

      Po ty : Ç’të kafshoi ????? Nqs nuk e kuptove , nuk u bë hataja ! Rradhës tjetër do të shkruajë më thjeshtë Frroku , për kategorinë tënde …

  5. dhembeli says:

    Frroku mbeshtet M.Nanon. Ju perputhen mendimet .
    Ky flet per ata qe kane veshe…!
    Te lexoj me kenaqesi,…c’lodhem,… sikur perterihem !
    Flm. Frrok Cupi!

  6. Pena says:

    Ideal, je peshqir kurve,

    1. Te fala Sandrit says:

      Qe e perdor ti Pena.

  7. Motra tjeter says:

    Jemi Shqiptare dhe nuk eshte e lehte te behemi Europiane!E para s’na ka lene pushtimi 500 vjecar otoman. Zogu,Enveri Saliu dhe prape Saliu,njeriu i shpellave qe na solli Enveri ne Tirane,si shume te tjere! Nje dite me merr ne telefon Prifti i Kishes ku une dhe Familja ime shkonim pothuaj c’do jave! Shkoj atje dhe me thote se jane tre gra me shami ne koke qe kane ardhur per tre dite rjesht,nje ne fillim per dy dite dhe sot tre prej tyre dhe po marrin rrobat qe Kisha pranonte nga besimtaret dhe me pas njerezit ne nevoje mernin. Po keto tre gra po mbushnin furgonin plot duke thene se jemi Familje e madhe me nje anglishte kuptohet me aksent! I pyeta nga jeni me origine! Njera tha nga Kosova dhe po ne te njejten kohe tjetra tha nga Albania! Ju fola shqip dhe ju thashe qe kjo qe beni ju nuk eshte e mire! U ndjehen te terperuara dhe me thane qe ne do t’i kthjme edhe keto qe morrem! E solla shembullin per te thene se ne kemi nevoje per disa vite me shume per te arritur Europen dhe Ameriken! nano mendoj qe eshte nje medioker qe shtron ceshtje qe duan kohe te arrihen! Urime per Frrok Cupin qe u rikthye tek e verteta dhe po na i thote te gjitheve! Jete te gjate Frrok!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje