Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan"

20 Tetor 2021, 14:37Rajoni TEMA

Open Balkan u deklarua për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave.

Tre marrëveshjet e firmosura për Ballkanin e hapur, kanë të bëjnë me:

Mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

Mirëkuptimin midis tre vendeve për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

Qarkullimin e lirë në tregun e punës, si, dhe mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Në takimin e fundit midis kancelares gjermane dhe kryeministrit të vendit tonë ky i fundit vazhdoi të përshkruante Ballkanin e Hapur si një “fëmijë i procesit të Berlinit”. I nisur në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, komponenti i tij më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidh mes vetes në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik. sipas kryeministrit Rama,  Ballkani i Hapur nuk është asgjë më shumë se një mjet i rajonit tonë për të zbatuar qëllimet e Procesit të Berlinit.

Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen.

Por, a mund të bisedohet për Ballkanin e hapur, kur Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisësi pjesë e saj?Jo, pa njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim.

Kryeministri Kurti është shprehur kundër nismës për “Ballkanine Hapur”. Nismë e cila ngjan më shumë me një Ballkan të Hapur për ndikimet nga Lindja.

Për Kosovën kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative dhe  Serbia është shumë më e fuqishme ekonomikisht se vendet e tjera dhe palët janë të pabarabarta.Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet, madje e mohojnë. Aty do të injorohej shtetësia e Kosovës. Do të legalizohej obstruktiviteti politik i Serbisë kundër Kosovës drejtpërdrejt, por edhe duke e instrumentalizuar një pjesë të serbëve të veriut të Kosovës për ta destabilizuar politikisht vendin, por edhe për ta zhvilluar kriminalitetin ekonomik. E në anën tjetër, Kosova do të shërbente si tranzit midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke u bërë lehtësira në transportin rrugor, pa ndonjë përfitim nga kjo.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i Hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia”. E vërteta është se procesi i Berlinit e ka vënë nën presion Serbinë, pasi të gjithë fqinjët e saj,përpos Bosnjës dhe Rumanisë, e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe laku ndaj Serbisë ishte i fortë, në masë të konsiderueshme. Por këtë lak ndaj Serbisë ia largoi Shqipëria me “Ballkanine Hapur”.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”. Nuk është hera e parë që Rama kritikon Kosovën dhe drejtuesit e saj për mospranimin e përfshirjes në këtë nismë.Mbas vizitës së kancelares gjermane, Rama deklaroi se “Open Balkan” kishte mbështetjen e plotë dhe se Gjermania i kërkonte vendeve të cilat ishin kundër tëpërfshiheshin në këtë nisëm, si dhe e ftoi Kosovën të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të lërë mënjan teoritë konspirative mbi “Open Balkan.

Përgatiti: Armela Toska

7 komente në “Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan””

  1. arjan says:

    kur do ta kuptoj qeveria shqiptare ne tirane se nuk ka open ballkan me serbine fashiste .Shqiperia duhet te jete pale me kosoven dhe te mbroj interesat e shqiptareve ne rajon.E shikoni rusine e mbron me te gjitha menyrat serbine fashiste te vucicit kurse rahmuti na ben modernin na tregon perralla.Serbia fashiste nuk mund te lejohet brenda territorit shqiptar duhet ti behet bllokade 100%..Nuk ka “vellazeri “me nje shtet qe kerkon zhdukjen e shqiptareve .

  2. fjala says:

    Pse vetem Serbia nuk e njehe zyrtarisht Kosoven si shtet? Po Bashkimi Europian e njehe? As BE nuk e njehe kur kur ka antare te saj qe nuk e njohin. Por ne kuadrin e Ballkanit te Hapur, Kosova behet pjese si shtet dhe Serbia eshte e detyruar te firmos marreveshje ndershteterore. Ateher, a e ka njohur Serbia Kosoven ne kete rast? Zyrtarisht po, me ze jo. Dhe e nesermja eshte fare e lehte qe te flitet dhe me ze kur eshte folur me shkrim dhe firma. Kush nuk e kupton, kurre mos e kuptofte, kush ka interesa te tjera le te vazhdoje ne rrugen e tij.

  3. fjala says:

    Pse vetem Serbia nuk e njehe zyrtarisht Kosoven si shtet? Po Bashkimi Europian e njehe? As BE nuk e njehe kur kur ka antare te saj qe nuk e njohin. Por ne kuadrin e Ballkanit te Hapur, Kosova behet pjese si shtet dhe Serbia eshte e detyruar te firmos marreveshje ndershteterore. Ateher, a e ka njohur Serbia Kosoven ne kete rast? Zyrtarisht po, me ze jo. Dhe e nesermja eshte fare e lehte qe te flitet dhe me ze kur eshte folur me shkrim dhe firma. Kush nuk e kupton, kurre mos e kuptofte, kush ka interesa te tjera le te vazhdoje ne rrugen e tij…

    1. Open says:

      Po mi fjala bo me mendjen toni mir e thu se ne kontrat pash qe kishte dhe ndihma ne rast fatkeqsish. dhe serbia erdhi gjoja po ndihmoj kur ra termeti me ja mbush mendjen tipave si ju para open ballkan .dhe sa e mor okej nga lartmadhnia jon ket ver kur ran zjarret asnji nuk erdhi nga kto 2 shtete por ne te kunderten serbet erdhen ne ndihm te greqis.

  4. Loni says:

    Analize lesji! Asgje e keqe nuk vjen nga hapha dhe litia o palla!

  5. Ragipi says:

    Po cfar shkrimi moj Armela pa fije kuptimi sdi cfar ke shkrue fare. Enver Hoxha dhe te gjithe kryeministrat shqiptar deri tani e kan ndjek politiken e dashurise ndaj sllaveve dhe po mos te ishin Shba te gjithe keta kryeministra dhe politikaj tjere hajdute pa fije patriotizmi do ta shisnin me shqiperi e me Kosove ja kjo asht open ballkan per ty dhe te tjeret qe dy koqe men ne patriotizem nuk keni .

  6. Kris 1 says:

    Gopen Balkan do te jete Gopen shqiperi si me 1949.Vucici I vuri ne rradhe dyshtete ballkanike per ti mjele si lopet ne interest te vet dhe te rusit.Megjithate shqiperise nuk Kane cfare I bejne.Po kthehet ne nje superfuqi kozmike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje