Takimi në Bruksel për targat Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh

21 Tetor 2021, 15:20Rajoni TEMA

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak këtë të enjte ka treguar se është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e një zgjidhje për targat.

Lajçak shkruan në “Twitter” se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që pas 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.

“Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak.

 

 

2 komente në “Takimi në Bruksel për targat Kosovë-Serbi, Lajçak: Pres zgjidhjen brenda 6 muajsh”

  1. Roni says:

    Kosova duhet te kerkoje largimin e Laicakut si ndermjetes, ai eshte sllav dhe qytetar i nje shteti qe nuk e njeh pavarsine e Kosoves, gjykimi i tij eshte i nje anshem(pro serb).

  2. aleko says:

    ha ha ha !.. shikoni sa shpejt punojne burokratet e BE…Per nje targ 6 muaj……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje