Qitës nga Vlora ekzekutuan biznesmenin Backa, policia heton sherrin që nisi me shpulla e grushte në lokal “Piazza”

25 Tetor 2021, 10:32Politika TEMA

Një konflikt i nisur gati 1 vit e gjysëm më parë në ambjentet e Bar-Kafe “Piazza” në Fier dyshohet të jetë bërë shkak për vrasjen me 16 plumba të biznesmenit, Demir Backa në Fier.

Ky i fundit është konfliktuar me një nga personazhet e njohur të botës së krimit në Fier, me inicialet A.I, ku Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte.

Ky moment ka sjellë nxehjen e gjakrave mes të dyja palëve, ku edhe pse ka pasur tratativa për të shuar vijushmërinë e konfliktit, në fakt A.I, nuk ja ka falur.

Megjithëse policia beson se vrasja është kryer nga një skuadër nga Vlora, e mirëorganizuar dhe me eksperiencë në vrasjet me pagesë, konflikti në fjalë është një nga pistat kryesore që po heton policia e Fierit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Ky konflikt njihej nga policia e qytetit dhe banorët e Fierit, por çuditërisht asnjëra nga palët nuk kishte pranuar të bënte denoncim në polici dhe prokurori.

Situata është lënë në heshtje me shpresën se palët do mbyllin vetë gjithçka, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.

Sherri ka ndodhur në një nga ambjentet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe A.I së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për tu sqaruar lidhur me një konflikt të lindur mes djalit të A.I dhe mbesës së Demir Backës, raporton Ora News.

Mbesa e këtij të fundit ishte qëlluar qëllimisht me makinë nga djali i A.I, i cili në mënyrë të vazhdueshme e përndiqte vajzën.

Ky incident solli që të rriturit së bashku me fëmijët e tyre të takohen në ambjentet e Bar-Kafe “Pizza”, me shpresën se do sqaroheshin dhe linin rehat njëri-tjetrin.

Por në vend që të sqaroheshin, situata ka dalë jashtë kontrollit, ku Demir Backa ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte A.I, i cili njihet në Fier si një nga eksponentët e krimit të organizuar me shumë ndikim në këtë qytet.

Babë e bir, mësohet se kanë ikur të turpëruar dhe ofenduar nga ambjentet e Bar-Kafe “Piazza”.

Ndërsa mes të dyjave palëve ka pasur tratativa për të bërë negociata me qëllim mbylljen e konfliktit, por A.I nuk ja ka falur shpullat dhe grushtet Demir Backës.

Kjo ngjarje dihej nga pjesa më e madhe e qytetarëve të Fier dhe vetë policia e prokuroria e qytetit, por askush nuk mori iniciativë për të hetuar, pasi asnjëra nga palët nuk kishte bërë denoncim. Ky konflikt tashmë është një nga pistat kryesore të hetimit, ku besohet se është bërë shkak për vrasjen me 16 plumba të Demir Backës.

Në vrasjen e tij ka marë pjesë një skuadër qitësish profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërisht në Vlorë.

Vrasësit kanë qëlluar me automatik në një distancë të vogël, pasi janë pozicionuar paralel me mjetin tip “Audi” ku po qëndronte, Demir Backa.

Kjo celulë qitësisht, besohet shumë nga policia kriminale se vepron në Vlorë dhe që dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Bledar Birçaj, Delon Troqes dhe Shkëlzen Velaj në qytetin e Vlorës.

Celula mbështetet financiarisht nga një grup i fuqishëm në Vlorë, i cili mban marrëdhënie dhe me personazhin e botës së krimit në Fier me inicialet A.I.

Arbën Backa qysh prej vitit 2002, zotëronte në Fier kompaninë “Era 2002”, në të cilën kishte 50 për qind të aksioneve.

Ndërsa në Gusht 2013, Demir Backa ka hapur kompaninë “Gudulla 2013”, ku ai zotëronte 50 për qind të aksioneve ndërsa pjesën tjetër ja kishte shitur në 2017, Raimonda Zykollarit.

Në emër të Backës figuron një tjetër biznes, siç është Bar-Kafe “Piazza”, nga më të njohurat në qytetin e Fierit, e cila ndodhet në qendër.

Backa njihet në Fier si pjesë e komunitetit të kosovarëve në këtë qytet.

Demir alias (Dem) Backa, ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.

Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur të mblidheshin në Vlorë.

5 komente në “Qitës nga Vlora ekzekutuan biznesmenin Backa, policia heton sherrin që nisi me shpulla e grushte në lokal “Piazza””

  1. vlora.vlora says:

    Qites nga vlora ?Me se e vertete ,ky grup ka vrare rrembyer ekzekutuar ,ne menyre te hapur fare pa iu trembur syri keto 10 vitet e fundit ,,te gjithe ne vlore e dine qe kane mbeshtetje nga qeveria ,dhe prandaj s kapen.Shpresoj qe per qeverine te behen te merzitshem dhe ti zvendesojne me te radhes ,,sepse vertet e kane mbushur kupen.

  2. aaaaa says:

    I perket komuntetit kosovar te Fierit!!!…. nga mbiemri me duket me origjine nga Skrapari si dhe partneret Zykollari,etj, prandaj mbas ekzekutimit te tij eshte shprehur menjehere edhe Ilir meta.

  3. ZDF says:

    Interesant ësht fakti që asnji gazetë në Shqpni ,tpaktën deri më tani nuk e ka shkrujt qartë ,pastër pa gabime emrin e jti bisnesmenit A.I . Kaq tmodh e paskan leprin në bark kto gazetar e pronar mediash?? Jeni me ju qr nga i parie deri tek i funit. Hallall ja boft ZOTI BEN ISUFIT ene ishalla vje ju qi ne juve në byth me që keni fryk me e përmen. TLUMT PALLA BENO në lidhje me ça i ke bo gazetarve e sa për ngjarjen skom koment.

    1. ARD says:

      E pse ti nuk na e hte mbasi e din

    2. Dibra modhe says:

      Arben Isufi pra…Ben Qimja…po ti pse nuk e permen…apo ke frike dhe ti qe e shkru me iniciale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje