Sali Berisha nga “Foltorja” në Kavajë ka kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese. Në fjalën e tij Berisha u shpreh se ndryshimet po bëhen me kërkesë të Ramës dhe gjithçka është një marrëveshje.
Më tej ai u bëri thirrje deputetëve të PD që mos të votojnë ndryshimet, pasi PD do të dalë e humbur.
“Presim me padurim që të fillojnë protestat që do të përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar. Qytetarëve që u rrëmbehet vota, ata kanë mënyrë tjetër.
Atyre që u vidhet kutia, kanë rrugë dhe mënyrë tjetër votimi. Me Edi Ramën që kontrollon votën zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë.
Ndaj ne do t’i japim përgjigjen e duhur këtij armiku të egër për shqiptarët. Në këto momente Edi Rama me pengun e tij kanë planifikuar asgjësimin e pluralizmit.
Ish-kryetari nuk njeh statut, vepron si Enver Hoxha, i thotë kryetarit të Fierit je i shkarkuar. Shkarkon Flamur Nokën se nuk bie dakord me fyerjet që ai u bën shqiptarëve.
Ish-kryetari në një marrëveshje të fshehtë po konkretizon marrëveshjen e turpit me Edi Ramën. Në 30 vite nuk është hapur parlamenti me ndryshime kushtetuese, i janë lëshuar Kushtetutës si çakej.
Nga kjo “Foltore” u bëj thirrje deputetëve të PD që të mos votojnë ndryshime, pasi gjithçka është e diktuar nga Edi Rama”, u shpreh ai.
Plak Matuf pis njeri ,mbas gjithe atyre poshtersive qe i ke bo ktij vendi
kerkon me u mbajt me thonje ne Politike ?
Ha mut kot .
Do shkosh ne fund te Halese .Gjithcka eshte bere gati o kerma e Shqipnis