E spiunon nga iPadi i vajzës, ylli i “TikTok” vret gruan për tradhti me shokun e tij të ngushtë

26 Tetor 2021, 22:00Lifestyle TEMA
E spiunon nga iPadi i vajzës, ylli i “TikTok” vret gruan

Një baba i bindur se gruaja e tij po e tradhtonte, përdori iPad-in e vajzës së tyre pesë vjeç për të spiunuar partneren e tij përpara se ta qëllonte për vdekje.

Ali Abulaban, nga San Diego, Kaliforni i njohur si “JinnKid” në TikTok thuhet se kishte akuzuar gruan e tij për tradhti me mikun e saj, Rayburn Cadenas Barron, i cili gjithashtu mbeti i vdekur.

Ana Abulaban, thuhet se i kishte kërkuar atij të largohej nga shtëpia e tyre më 18 Tetor. Si pasojë ai u vendos në një hotel.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ylli i TikTok dyshohet se u kthye në banesën e tyre pasi Ana ishte larguar.

Prokurorët thonë se ndërsa ishte brenda në shtëpi ai instaloi një aplikacion në iPad-in e vajzës së tij në mënyrë që të mund të spiunonte gruan. Në këtë mënyrë ai mësoi se gruaja e tij po shoqërohej me Rayburn.

Aliu dyshohet se qëlloi Rayburn tre herë përpara se t’i drejtonte armën në kokë gruas së tij dhe të tërhiqte edhe një herë këmbëzën. Ylli i TikTok dyshohet se telefonoi nënën e tij për të rrëfyer krimin e tij, më pas shkoi të merrte vajzën e tij nga shkolla ndërkohë që ishte i armatosur

Babai 29-vjeçar thirri policinë teksa drejtonte me vajzën e tij dhe u arrestua 45 minuta më pas.

Policia që atëherë ka konfirmuar dhe identifikuar viktimat e Aliut si Ana Abulaban, 28 vjeç nga San Diego, dhe Rayburn Cadenas Barron, 29 vjeç nga National City.

Siç raportohet nga The San Diego Union Tribune, Zëvendës Prokurori i Qarkut Taren Brast, Ali dyshohet se ka pasur një histori të dhunës në familje.

Ana kishte telefonuar policinë muajin e kaluar dhe madje ka raportuar se i shoqi e kishte shtyrë duke i shkaktuar lëndime të lehta. Ajo kishte planifikuar gjithashtu të paraqiste një urdhër ndalimi.

Detajet e krimit të tmerrshëm u zbuluan gjatë gjykimit të Gjykatës së Lartë të Qarkut San Diego për Aliun.

Aliu u urdhërua të burgosej pa lirim me kusht nga gjyqtarja Kimberlee Lagotta. U lëshua një urdhër mbrojtës që  Aliu të qëndrojë larg vajzës së tij, e cila po kujdeset nga familja, raportoi gazeta San Diego.

Ali, i cili ndiqet nga mbi 940,000 njerëz në TikTok, është i njohur kryesisht për realizimin e skeçeve komedi dhe imitimin e Tony Montanës nga drama e famshme e krimit të vitit 1983, Scarface.

Videoja e tij e fundit në TikTok u ngarkua pesë ditë më parë, ai po aktronte në një skenë ku Tony Montana dështoi në një intervistë për emigracionin.

4 komente në “E spiunon nga iPadi i vajzës, ylli i “TikTok” vret gruan për tradhti me shokun e tij të ngushtë”

  1. ????????? says:

    Po pse i nzirrni keta Talibane Turqe muti ketu??? Une nuke e kuptoje Po pake kemi keta Turqit shqip foles ketu ne trojet tona qē bën vrasje grabitje dhe krime më te tmerrshme që munde të dexhoshe ku do në bote…. Kjo rrace e poshte kane lindure per te vrate dhe per te ber krime mostroze dhe per te shtruare dhune se keta njerze indriktonohen si komunista me idollogji dhe jeta kane fen si idollogji komunista…..Po pse ky barbare Arabe muti nuke e ka ndare por u ja marre jeten 2 vetve.. poshte mentalitet Turk Otomane Talibane komunist poshte mentalitet barbare….

    1. greku bythshpuar says:

      Ke te drejte ???????? keta arabet jane te mire vetem per ne greqiret. Shpresojme te bindim edhe keta shqiptaret e pa civilizuar qe te ndryshojne dhe te na qine.

  2. Tualet Palla says:

    Njësoj si Arben Ahmetaj me gruan e E. SHalsit. Vetëm që Ed Shalsi nuk e vrau Arben Konviktorin nga Gjirokastra

  3. nji burr fanatik qe s’kupton se si t’shijon lene maj ti
    gra ,
    zgjidhni burrat te arsyeshem ,ata qi ju a kuptojn cfar ju don loqka ?
    jo kta fanatike kriminel ,
    sikterr pismilet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje