Vijojnë shoqërimet për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier. “News 24” raporton se policia mes të dyshuarve për t’u marrë në pyetje mbi krimin ka edhe shtetasin Arben Isufaj, ose i njohur me nofkën ‘Ben Qimja’ dhe me dosje penale.
Sipas informacioneve të policisë, mes viktimës dhe Arben Isufajt disa kohë më parë ka pasur një konflikt për motive të dobëta.
Policia ka kërkuar që ta shoqërojë Isufajn për ta marrë në pyetje, por edhe pse ka shkuar 3 herë në banesën e tij, nuk e ka gjetur.
“News 24” raporton se familjarët kanë deklaruar për policinë se ai është me punë në kryeqytet.
Policia i ka lënë një fletëthirrje që ai të paraqitet në polici për të treguar se ku ka qenë mbrëmjen e 23 tetorit, ndërsa ende nuk është paraqitur.
Demir Backa u vra mbrëmjen e së shtunës, 23 tetor teksa ndodhej në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare.
Plot 18 plumba u zbrazën mbi të, teksa pak minuta pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit. Policia ka shoqëruar deri tani disa persona, por ende pa gjurmë të sakta të autorëve të krimit.
Policia ta kerkoj Ben Leshin(QIMJA) rotull parlamentit duke pire kafe me miqte e tij deputete te popullit
LOL
Te tera lajmet ke tema vetem me bandit kriminela me politikan kriminela nuk pam nji her te vetme diçka per edukimin e njerezve mer zot , sa te shplajm stresin 30 vjeçar te ktyre lajmeve prej muti , vetem ta shpifin vrasje drog kurva politikan mashtrus dhe therrasim posht komunizmi , se gjoia ajo ka qen e keqja jon , jemi popull i marr fund perfundimisht . U bo per te therrit o komunizem çna bone qe ike se ishim rahat pun qetsi gjum pa stres , pse u katandisem keshtu mer zot .
Foto epike, ju lutem cojani Brukselit, shperndajeni neper koridoret e parlamenteve evropjane biles ngjisni dhe nji foto me Xhin Xhonin?
gjithcka ,krimin dhe Trafiqet ne Shqipni i menxhon Politika PD
basha duhet te arrestohet menjiher ose qitej jashte qarkullimi
se ka fut ne hasmeri disa familje shqiptaresh .
kujdes se kosovaret nuk ja falin kte bashe serbit