Berisha shpalli kandidaturën për kryetar të PD, Rama: Humor i zi, keqardhje si është katandisur PD

27 Tetor 2021, 20:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për zhvillimet brenda Partisë Demokratike, kur një ditë më parë Sali Berisha shpalli kandidaturën për kryetar të PD, duke sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha.

Rama e konsideron “humor të zi” situatën brenda PD-së, që sipas tij, as humoristët më të mëdhenj nuk do të shkruanin dot një histori të tillë.

“Nuk kam asnjë problem lidhur me çfarë ndodh në fushën e Partisë Demokratike. Di t’ju them që nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e gjithë këtij vendi që të shkruanin një pjesë më shumë se si PD mund të katandiset në një objekt keqardhje dhe humori të zi, është ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike”, deklaroi kryeministri.

Këto deklarata Edi Rama i bëri pas mbledhjes që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve të PS në selinë rozë.

1 komente në “Berisha shpalli kandidaturën për kryetar të PD, Rama: Humor i zi, keqardhje si është katandisur PD”

  1. Te fala says:

    Shiko si ke katandisur ps-ne o i degjeneruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje