Nga Carlo Bollino
Sfida e ripërsëritur që Sali Berisha i bën Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, duke kërkuar që të tregojë provat ndaj tij, është qesharake dhe në të njëjtën kohë groteske. Eshtë qesharake, sepse është e ditur që vendimi për të futur Sali Berishën në black list-ën e Departamentit të Shtetit si armik të demokracisë dhe politikan i korruptuar, është një vendim i pakundërshtueshëm që nuk është marrë në përfundim të një procesi juridik (që kërkon prova), por në përfundim të një procedure administrative në të cilën bindjet politike dhe informacionet e shërbimeve inteligjente vlejnë më shumë se dokumentet. Në botë cdo ditë merren me dhjetëra mijëra vendime te tille pa i dhënë asnjë shpjegim qytetarit të huaj, të cilit i refuzohet viza hyrëse dhe me siguri, nuk do të jenë protestat e Sali Berishës që do të ndryshojnë këtë praktike diplomatike e pranuar nga cdo shtet, përfshi Shqipërinë që e aplikon prej kohësh.
Këmbëngulja me të cilën Sali Berisha pretendon provat nga Departamenti i Shtetit, në të njëjtën kohë është groteske, pasi vjen pikërisht nga ky njeri që nuk ka treguar kurrë asnjë provë në mbështetje të akuzave të tij. Sali Berisha dhe klani i tij familjar akuzojnë prej 29 vitesh deri më sot mjiëra njerëz (ambasadore, politikanë, gjykatës, gazetarë, policë e qytetarë të thjeshtë, shqiptarë dhe të huaj) pa treguar asnjë provë asnjëherë. Në mënyrë paradoksale deri edhe akuzat kundër Lulzim Bashës të hedhura këto ditë nga ”Foltorja” e tij nuk kanë asnjë dokument që t’i konfirmojë. Kur ishte në pushtet, dhe akoma më shumë kur ishte në opozitë, Sali Berisha ka detyruar Partinë e tij Demokratike të gënjejë me mijëra herë, duke përdorur shpifjet si mjet kryesor, dhe shpesh të vetëm, politik. Edhe për këtë arsye Sali Berisha është njeriu i fundit që ka të drejtën morale të pretendojë për veten e tij një standart më të mirë në krahasim me atë që ai vetë ka përdorur dhe vazhdon të përdorë për të tjerët.
Edhe pse do ta meritonte të binte prehë e goditjeve të metodave të tij, unë megjithatë nuk e besoj se Sali Berisha është viktimë e një shpifje nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi akuzat që i drejtohen janë të njohura për këdo që ka parë Berishën në pushtet dhe fakti që deri tani nuk ka pasur asnjë gjykatë që e ka dënuar (veçse njëherë për shpifje, pas një padie që ja bëra unë), konfirmon saktësisht atë që Shtetet e Bashkuara më në fund i kundërshtojnë: pra, se ka vënë për 20 vite nën kontrollin e tij pushtetin gjyqësor.
Report TV dhe Shqiptarja.com bënë një investigim me gjashtë pjesë, përmes të cilave treguam provat që Sali Berisha mes viteve 2005 dhe 2009 ka firmosur personalisht dokumente dhe ka mobilizuar 5 ministra dhe disa gjeneralë të lartë të ushtrisë për të garantuar privatizimin e tokës mbi të cilën ngrihej ish-Klubi Partizani edhe pse kishte shumë mangësi në dokumentacione dhe se duke qenë një strukturë sportive nuk mund të privatizohej. Përfitues kryesor i këtij operacioni ishte familja e vajzës së tij Argita Berisha që pastaj ka investuar në ato terrene miliona euro edhe pse në bankë kishte vetëm 39.500 dollarë dhe 2.000 euro në para cash. Jamarbër Malltezi, dhendri i Sali Berishes, firmos me sipërmarrësin mik Fatmir Bektashi një kontratë për të ndërtuar 35% të 17 kullave që përbëjnë kompleksin Magnet: në total 125.000 metra katrorë që kushtuan mbi 30 milionë euro në ndërtim dhe me një vlerë në tregun imobiliar prej të paktën 120 milionë euro. Në 2019 Jamarbër Malltezi firmosi prape me Fatmir Bektashin një kontratë të dytë për të ndërtuar 50% të 49.000 metrave katrorë të tjerë në kompleksin Magnet 2, mbi te njeta trualli, që kushtojnë 21 milionë euro dhe që në tregun imobiliar vlejnë të paktën 50 milionë euro. Dy investimet gjigande u realizuan pikerisht mbi tokat e ish-Kompleksit Sportiv Partizani, të cilin Sali Berisha e privatizoi. Por pyetja që i bëhet edhe sot Sali Berishës është: ku i gjeti burri i vajzës së tij Argitës kapitalet e duhura për të financuar këto dy investime miliardere, duke pasur në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro?
I njëjti investigim tone mblodhi dhe tregoi prova edhe mbi lidhjet mes faturave të arkëtuara nga studio ligjore e Argita Berishës mes viteve 2007 dhe 2008 dhe vendimeve politike dhe administrative të marra në të njëjtën kohë të pagesave nga Sali Berisha në cilësi të kryeministrit. Nëse Sali Berisha dhe skeptikët që e mbështesin kërkojnë prova mbi përgjegjësitë e tij, le të rishikojnë këto investigime për të hequr cdo dyshim, meqë as Berisha dhe as e bija nuk i kanë kundërshtuar. Eshtë shumë më shumë se ajo që Sali Berisha ka treguar ndonjëherë kundër kundërshtarëve të tij.
Edhe sot ndërsa shkruajmë dhe në pritje që Vettingu të plotësohet, ka me dhjetëra gjykatës dhe prokurorë në detyrë të emëruar nga klani Berisha që i bindeshin urdhërave të tij dhe që imagjinojmë se janë gati ta bëjnë edhe sot. Por Sali Berisha nuk ka korruptuar vetëm sistemin e Drejtësisë. Rrjeti i pushtetit i ngritur nga Berisha shtrihet edhe brenda policisë, shërbimeve sekrete dhe sidomos në struktura shtetërore që për shkak të reformës me statusin e paprekshmërisë së administratës publike të votuar në muajt e fundit të pushtetit të tij (2013), ka kristalizuar brenda saj me mijëra militantë të PD-së dhe të LSI-së të punësuar pas marrjes së pushtetit në 2005 e që vazhdojnë t’i shërbejnë me sy mbyllur padronët e vjetër. Janë këta nostalgjikët tek të cilët shpreson Sali Berisha, kur ëndërron kthimin në pushtet, njësoj si Lulzim Basha ëndërron kthimin e komunave të fshira nga reforma territoriale dhe që për 20 vite ishin baza e militantëve të partisë të paguar me paratë publike për të mos bërë asnjë punë deri në ditën që do të shërbenin për të mbushur protestat në sheshe ose për të votuar PD në zgjedhje.
Të gjithë këtë Berisha nuk e thotë dhe lufta e tij me gjasme për ”demokracinë” e brendshme në parti është hipokrite dhe false tamam siç është dhe kerkesa për provat nga Departamenti i Shtetit.. Në realitet ai që ka jetuar një jetë të tërë me gënjeshtra, vazhdon të gënjejë edhe në këto ditë të agonisë së tij politike. Ashtu si ai gënjejnë edhe “kolonelët” e PD-së që sot i rrinë përreth, shpesh të përlyer në historitë e tij të vjetra të korrupsionit, të cilëve nuk iu intereson fare as vendi dhe as demokracia, por shpresojnë tjesht që përmes kthimit të Sali Berishës të rigjejnë atë hapsirë pushteti që Lulzim Basha deri tani ua ka mohuar. Eshtë si një lojë në ruletë që shumë prej tyre dhe i frekuentojnë: sot vënë bast përsëri te Saliu duke shpresuar te një fitore, pasi për tetë vjet vunë bast te Luli duke humbur.
Tani që Lulzim Basha duket më në fund i lirë nga kushtëzimet e babait të tij politik që e ka detyruar të qeshë edhe kur ishte kryebashkiak, të presim e të shohim lëvizjet e tij ndaj të cilave duhet të marrë përgjegjësi të plotë, pa asnjë alibi se vendimet i merrte “doktori”. Nuk dimë ende nëse do të bëhet ndonjëherë një lider apo se do të mbetet një marionetë e përhershme, por jemi të sigurtë se opozita nuk mund të qëndrojë pa një komandant. Do të jetë ai, apo një kandidat alternativ, do të jetë pjesa e shëndetshme e partisë që do ta vendosë në kohën e duhur. Megjithatë, e dimë me qartësi absolute, se ky kryetar nuk mund të jetë më kurrë Sali Berisha, dhe as ndonjë buratin tjetër i vendosur aty për të zbatuar urdhërat e tij kriminale. Koha e tij mori fund përgjithmonë dhe nëse ai nuk e kupton, rrezikon të perëndojë përgjithmonë edhe kohën e PD-së. (Shqiptarja.com)
Bravo.
Bolino i ke thene te tera ne nje artikull.kush te kundershton te vije te mua te me beje nje bochino
Skandalozja eshte se jemi i vetmi vend ne bote qe Ndragheta ka edhe gazete eshe televizon.
Tani perfaqesuesi i Ndragetes, mbasi vodhi 5000 meter katrore toke te shkolles do tiu veri gjobe ish pronareve.
Ne nje shtet si shqiperia nuk eshte cudi qe Bolinon ta emerojne dhe kryetar te seksionit te luftes kunder mafies.
Kur 1 xhambaz si sorosi beri reformen ne drejtesi
Pse mos te beje edhe luften kunder mafies, karlo Ndragheta?
Ps. Delenxhinj rilindas, Borxhi nga koncesionet shkoi ne mbi 2 miliarde euro, ben ahmetaj eshte i vetmi ne bote qe nje makine qe kushton 100.000 euro e blen per 28.000, ndersa kolaudimin e makinave qe shtezoi do e japi prape me koncesion lideri global. Dhenpastaj jane te kenaqur me karlon.
Ca mund te presesh nga 1 popull I tille?????
.
@ Ben, Ben e kam emrin dhe une. E morem vesh c’do te thuash por akoma nuk ke folur per kompleksin Partizani. Kur ke ndermend ta sqarosh kete ceshtje?
Sakte. Edhe une “ben” e kam emrin, por nuk jam dakort me kete benin me lart. Nga ato qe shkruan, eshte me se e qarte se eshte nga ata pak ben-a qe i shkojne mbrapa nje ndyresire si Salih Berisha.
o beni i vertete ai beni tjeter ti shkoj mbrapa kujt ti doj qejfi… po per vleren 2 miliard euro te koncensioneve kishe dicka per te thene apo jo
Koncesionet nuk jane shpikja e shqiptareve, por jane te perhapura ne te gjithe boten demokratike. Me koncesione eshte ngritur gjysma e Manhatanit dhe jo me 2-3 rruge ne Shqiperi.
Eshte e ditur se shteti nuk ka mundesi qe ti mbaje disa vepra publike, per vete kostot e mirembajtjes qe ato kane nevoje. Privati ka gjithmone me shume fleksibilitet dhe nuk eshte i kufizuar prej rregullave shteterore, prandaj keto lloj veprash shtetet i japin me koncensione.
Dhendrri i Berishes qe eshte arratisur ne Austri (verifikojeni kete) jeton me parate e vjedhura nga kryekrimineli Sali Berisha vazhdon te beje komente ne FB dhe ne gjithe mediat. Mjerani Serb Malltezi kujton se nuk kuptohet stili i tij prej klyshi i Berishes. Do te kapi spaku dhe amerikanet edhe ne austri o qese e argites
Leçian, mos e hap halen tende se na qelbe!! Ti duhet te shoallesh non grata me Shqiperi per gazetarine e ndyre qe ke bere. Fillove me sulme kunder Rames deri sa i re ne sy atij dhe te beri gazetarin e tij mbrojtes. Te dhuroi pronat tona dhe ti ke goje e flet se si paska vjedhur familja berisha. Ik qerrohu se je i peshtire.
P.S. nuk jam me berishen, bile dikur e urreja, por kete qe ka bere Rilindja me grabitjen e prones dhe vjedhjet stratosferike nuk e ka bere askush deri me sot. Ku ma ke Berishen
Per Zotin or ti qanke i mecem !!!paske zbulu or ti sse eshte prej Lece-s !!! OOOO sa u kenaqem! Cfare i padituri !
Dhendri qose i Sales qenka bere shok i ngushte i doses anila basha dhe fliska njesoj. nje fat ju pret
Mossss, sa i drejte, konciz qe qenke, argumenta te pakundershtueshme. Or lepires b**** i nje prej grupeve te PDh-s sot, se nuk i bi ne mend se ke je. Po mire Rama ti mori pronat or lluc? Po 70501 , i imlementuar ne gjithe teritorin por me dukshem ne ket Tiranen e gjore?, me Bathoren e Vilave te Shepellar Sales, me gjith pronat e ketyre gjytyrymave me brekushe “tironca kahona”, qe nuk moren 1 dylym toke prej 30 vitesh e qe po blejne bacet ne perdorim me ligjin qe nga koha e Enverit, e qe i shkojne ende mbas PDh-s? Ik byth q** i reformuar
Indignatos! Nga te gjitha ato qe shkruan, me te besueshme ke kete, nuk je me berishen, bile dikur e urreje.
Lexo artikullin dhe komento cfare eshte shkruar. Ai ka sjelle fakte me emra me dokumenta ku del qarte qe Berisha ka shkelur ligjin me te dyja kembet per te perfituar e bija. Per mos te folur per gerdecin. Per mos te folur per ligjin mbi pronat. Per mos te folur per gjykates e prokurore te ndyre qe i kane nxjerre ujin e zi shqiptareve. Nderkohe banda e Berishes akuzon njerez pa paraqitur asnje fakt. Vetem e vetem qe te binde njerez si puna jote qe te gjithe jane hajdute. Cme duhet mua se nga vjen bollino. Te rroje sa malet ne pune te tije.
@indignados Bolino shkruan dhe flet perhere pa ofenduar njeri. Tani juve ju djeg dhe i thuakeni leçian. Me kete tregoni injorance sepse nuk e dini c’qytet i mrekullueshem eshte Lecce e shquar per stilin barok dhe per aristokracine e perhapur ku nje dere e nderuar eshte dhe ajo e Kastriota Svanderbeg. E dyta tregoni se jini dhe te ligj pasi ju flisni me zerin e te ligut Sali. Dihet qe ai e ka hale ne sy Bolinon si i paketi gazetar trim e i panenshtruar pre tij. C’tju them me shume. Nese jini dhenderri i Berishes jua kuptoj hallin e madh, por nese nuk jini besoj se kini nevoje per ndihme psikollogjike.
Shkurt dhe qarte. Koha è saliut ka perenduar, tani thjeshte naivet po besojne ne nje mrekulli qe ska per te ndodhur kurre.
I nderuar z. Bolino meriton mirenjohje qe jeni me i vertete, me i qarte, me i drejteperdrejte, me i paanshem dhe me i besueshem se cdo analist shqiptar. Nje sugjerim vetem: fjalia “rrezikon te perendoje edhe kohen e PD-se”, ndoshta duhet shkruar keshtu: “ka meriten qe po e perendon, bashke me veten, edhe PD-ne, e cila ishte fytyra e tij qe ne themelimin e saj, pasi demokratet e origjines, historikisht te tille, si dhe demokratet qe u formuan si te tille si opozite e ndeshkuar nga komunizmi, nuk u bene kurre pjese e PD-se, per arsyen e thjeshte se nje funksionar komunist nuk mund te tjetersohet per t’u bere demokrat.”
Koha e Berishës perëndon kur ai bashkë me pjellat e tij të jetë pas hekurave dhe pasuria e sekuestruar.
Respekt per gazetarin me profesionist ne Shqiperi Carlo Bollino
O Bole e squllët vrapo të kapësh me 1 euro spitalet që kanë ngelur pa u përvetësuar se e ke qirë dmth qarë. Kur një Italian nga periferia e Lecces, që sdi asnje fjale anglisht ( përveç ok që e ka mësuar nga myzeqarja bythshkarpë) merr përsipër të shpegojë politikën e jashtëme të USA shqiptarëve ?! ( pse sja spjegon italianeve njehere qe te çertifikohet se ” kokë”) atehere Saliu palloka fshehurazi Spirokaripalin dhe ka vlla Tualet Ballën. Ikë more makaronaxhi katundi mbaro të mesmen njehere pastaj provo të pjerdhësh për suflaqet
PPSH-ti me siguri qe nuk ha mut kot, pasi mesiguri duhet ti dish mire keto punet e blerjeve te spitaleve.
Vec nje pyetje kisha:
Nga e di zotrote nese Bollino di apo nuk di anglisht? Mos e ke patur gje nxenes, apo ta ka thene “qytetari dixhital”?
Ofendimet pashkak, qe i ben nje individi tjeter, tregojne nivelin tend te edukates qe ke marre ne familje.
Ne se ke argumente qe te kundershtosh ato qe ka shkruar Bollino, perdori duke shkruar komentin tend ne menyre njerezore.
Perdorimi i nje fjalori rrugacesh te shemton si njeri dhe sigurisht nuk i jep te drejte edhe te ndonje argumenti te drejte qe mundet te kesh per ceshtjen ne fjale.
Jam kundra Sali Berishes’ kam qen kundra qe kur doli ne demostratat e 1990 es, po per hir te se vertetes, Bliken si perfaqesues i pseudo demokracise me te madhe ne bote sot duhet te sjelli prova. Demokracia e vertete eshte e njeta per te gjithe dhe asnje ndryshim nuk ka per Bliken nga nje qutetar i thjesht. Vlinken eshte thjesht nje nenpunes rrogetar i administrates amerikane dhe nuk duhet te ket asnje privilegj me teper perpara drejtesise.
Argita,provat vetem bythqiret si ty nuk I Kane pare ngaqe e mbajne koken poshte dhe by then lart.
Argita-Cdo shtet, rezervon te drejten qe te refuzoje hyrjen e nje shtetasi te huaj ne territorin e vet dhe per kete nuk eshte i detyruar qe ti jape asnje spjegim atij personi. Sa e sa njerezve u eshte refuzuar viza amerikane, kanadaze, italiane, geke, gjermane e ku di une nga ambasadat perkatese dhe askush nuk ka vene kujen. E thene ndryshe, SHBA nuk i detyrohet askujt qe ti jape prova per shpalljen “non grata” te nje personi te caktuar, qofte ky edhe ish presidenti apo ish K.M. shqiptar.
Standarte te tilla ka perdorur edhe Shqiperia ne kohen e Saliut kur vuri regjimin e vizave me Greqine. E njejta politike ndiqet edhe sot nga Shqiperia ne baze te rregullave qe kane zyrat konsullore ne ato vende te ndryshme, qytetaret e te cileve duhet te marrin nje vize para se te udhetojne ne vendin tone.
Se pari, ka shume per te kundershtuar ne ate pjese te komentit tuaj kur shpreheni per SHBA-ne si “pseudo-demokraci”, por kjo eshte nje ceshtje tjeter per nje kohe tjeter.
Se dyti, Blinken, per aresyen e treguar me siper, nuk eshte i detyruar qe ti jape asnje spjegim Salih Berishes dhe ca me pak ky i fundit mundet ta padise ate ne ndonje gjykate te nje vendi tjeter si Franca, qe nuk ka asnje juridiksion mbi vendimet e Qeverise Amerikane.
Kjo qe ben Berisha eshte per ti hedhur hi syve ndjekesve te tij injorante, pasi nuk besoj se ka rene aq poshte menderisht qe te mos e dije nje gje kaq te vogel e te qarte. Po keshtu, packa se dyshoj ne aftesite profesionale te femijeve te tij si juriste, besoj po ashtu qe kaq gje edhe ata duhet ta kene mese te qarte.
Blinken, ashtu sic thoni edhe juve, eshte nje nepunes i thjeshte i administrates amerikane, por ka kompetence qe te vleresoje dokumentet qe i vihen ne tryezen e tij te punes me informacionet e nevojshme dhe te marre nje vendim se ke duhet te lejoje dhe ke nuk duhet te lejoje qe te futet ne territorin e vendit te tij.
SHBAja s’pjerdh fare për provat që i kërkon Berisha. S’i jep xhevap një spurdhjaku skicofren si Berisha. Berisha është mësuar aq shumë me arrogancën e tij dhe të banditëve të tij sa i duket normale t’i kërkojë xhevap SHBAsë, si xhaxhi Enver që dikur ndihej më superfuqi se Kina, pastaj në qitapet e tij shkruante se Kina s’mund të bëhet superfuqi.
Vazhdon te paguaje koncesionin mbi muzeun dhe token e falur Bole-ino
Provat qe kerkon “Argita” bejne muuuuu, siç thote populli. Ndersa per “nepunesin rrogetar Vlinken”, ai dhe administrata e tij te tund dhembet kur te ve ne shenjester. Dhe kur te ve ne shenjester ka qindra arsye e fakte nga prapa. Keshtuqe moj “Argita” mos e krruaj me “rrogetarin nepunes” se te gjithe shqiptaret i kane ne kurriz provat 30 vjeçare te babes tend, por dhe thirrjet e kercenimet e sotme te tij kunder paqes dhe rendit publik.
Ekselent Z.Bollino!.Sali Kerma eshte Perbindsh antishqiptar dhe Banditesk.Ai gjithmone ka ne kembe struktura paralele ,qe bejne Grabitje,vrasje ,dhunime .DASH i ka dhene Goditjen e Duhur.Duhet SPAK te veproje urgjentisht ,qe te qeroje kete Çiban kanceroz ,qe ka mberthyer truallin Shqiptar.Mjafton nje Dosje nga ato qe ka mbi Kurriz Sali Kerma,per ta groposur Perfundimisht dhe Familisht.
Bolino eshte me shqiptar se keta derrat malok, tradhetar.