Aligatori 350 kg i çmendur për seks lufton me 12 roje të kopshtit zoologjik

28 Tetor 2021, 12:48Lifestyle TEMA

Një ekip i rojeve të kopshtit zoologjik është filmuar duke luftuar me një aligator, pasi kuptuan se veprimet e tij të nxitura nga seksi kishin shkaktuar kaos në zonë.

Aligatori gjigand amerikan, i quajtur Kanye, doli nga letargji “shpërthyes” nga hormoment duke bërë kërdinë në Parkun Australian të Zvarranikëve në Somersby, Uellsi i Ri Jugor, Australi.

“Kohët e fundit, ai po bëhet pak problematik, ai po sulmon rojet, por edhe disa nga aligatorët më të rinj në lagunë,” tha kujdestari i kopshtit zoologjik Dan në një video në Facebook.

Ekipi u përpoq që ta vinin nën kontroll, ku disa prej tyre i hipën në shpinë që ta kapni dhe ta izolonin në mënyrë që të qetësohej dhe mos përbënte më rrezik për asnjë.

Ekipi e transferoi Kanye në “burgun e aligatorëve” me një barelë druri ku dy burra qëndronin sipër për t’u siguruar që ai nuk do të sulmojë.

Dan shton: Nuk është e të lehtë për të lëvizur një aligator amerikan 350 kg, por tani e kemi nxjerrë Kanyen nga pas, ai do të kalojë nja dy muaj këtu. Pasi të qetësojë pak kokën, do ta fusim sërish në lagunë me shokët e tij aligator.

Drejtori i parkut Tim Faulkner tha për ABC News12 se aligatori filloi të vepronte në mënyrë agresive kur filloi sezoni i çiftëzimit.

Ai tha: Kanye ka dalë nga letargji shpërthyes, pra, një rrezik për veten, për aligatorët e tjerë dhe stafin. Kanye i ka tensionuar shumë aligatorët e tjerë. Ai është një djalosh i ri, plot testosterone dhe po shkakton kërdi tani. 

2 komente në “Aligatori 350 kg i çmendur për seks lufton me 12 roje të kopshtit zoologjik”

  1. Mandravello says:

    Po si perfundoi lufta me ne fund. E qine ata apo i qiu aligatori te gjithe ?

  2. Sara says:

    hahahahaha… mesa duket e kane bere me rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje