FOTOT: Akuzat e Bashës, Rama e Ahmetaj shkrihen së qeshuri. Qesh edhe vetë Basha pastaj

28 Tetor 2021, 11:40Politika TEMA
FOTOT: Akuzat e Bashës, Rama e Ahmetaj shkrihen së qeshuri. Qesh edhe

Gjatë fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha socialistët kanë shpërthyer në të qeshura pasi në fund të akuzave për rindërtimin e shkollave ai tha se burimi i të dhënave ishte Partia Demokratike. 

Basha e korrigjoi menjëherë duke theksuar se ky ishte një lloj “kurthi” për të parë reagimin e tyre. Duke iu drejtuar Ahmetajt, Basha e etiketoi atë si tigri.

“Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. Burimi: AFP. Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me vërte. Do qeshni tani?

Ti nuk i lexon se merresh me shifra të tjera. Borxhin ia ke shqiptarëve. Provat i ke në familjet e goditura nga pandemia që paguan minimalisht 1 mln lekë, shkon deri në 5 mijë euro. I ke te FMN që të tha kur po haje hallvë në Egjypt. Faktet i ke brenda në tavolinat e shqiptarëve. Shkaktari je ti. Mos u kap kot. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Mos të bëjmë asnjë kompromis me të keqen Qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit.

E kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël. Pjesën më të madhe e kanë dy pjesët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Nga tigri më duket se kanë dalë te Damiani. Do keni lidh ndonjë miqësi se gjithë këto herë në avion. Këtu ka një betejë mes 30 vite llum të tranzicionit ku maja e llumit je ti. Llumi nuk i takllon vetëm një partie. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do shkojë kot. Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim nga ajo për të cilën i keni hy në hak shqiptarëve ti i pari nuk ke për të shpëtuar”,u shpreh Basha. 

 (TemA)

7 komente në “FOTOT: Akuzat e Bashës, Rama e Ahmetaj shkrihen së qeshuri. Qesh edhe vetë Basha pastaj”

  1. Let's go Arnautistan says:

    Kur dikush prek veshin kur degjon dicka:
    – Ata nuk duan ta dëgjojnë këtë. Një person mund të prekë veshin e tij nëse nuk dëshiron të dëgjojë atë që thuhet.
    – Nëse një person mendonte një gjë negative në kokën e tyre, atëherë ata mund të preknin veshët e tyre. Në një rast të tillë, personi që fliste po thoshte diçka negative.
    Pra, kur dëgjon dicka negative etj
    =

    Humori shqiptar qe na ka munguar qysh nga koha e Dulles….
    =
    Nderkohe, ata ne fakt po qeshin me ju…lol

    1. Kar Kalec Dega says:

      O kalec Dega , e mori provimin motra ore ??

  2. Veq në ose vender e Afrige ndodhe që te helmohet nje qytet i ter keta kriminela dalin e zgjedhjesh ??? says:

    Qeshin Qeshin o hajdute shpresoje shume se edhe ju nje dite tē pergjigjin pare drejtsise more kriminela.. poshte Edi Rama Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha Arben Ametaj Damire Xhiknuri me shoke.. Ju jeni mbeturina e kombit Shqiptare… jeni hajdute te neveritshme… veq ne Shqiprie ben vike qe te helmohet nje qytete i ter me uje dhe keta kriminela zgerrdhihen para Shqiotarve?????? kerdi per ju

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Ku jeni or Komunistet e leshit? Na keni care derrasat tre cerek shekulli duke share dhe perbuzur Bejleret dhe Agallaret! Ata kishin nga 100 koke bageti dhe 200-300 rrenje ullinj, kurse keta te sotmit nuk dine as vete sesa para kane neper bankat e huaja. Ata i kishin me punen e tyre, ne pronen e tyre, kurse keta i kane me te vjedhur taksat e shtetit dhe gjysmat e huave shteterore qe marrin nga te tjeret, duke ja lene mbi qafe si barre brezave qe vijne. Rrugace me te medhenj zor se gjen. Keta jane kafshe te pashpirt, ju vazhdoni akoma shani bejleret e para 80 vjeteve. Dhe beni sehir e i duartrokisni, ju jepni voten bejlereve dhe agallareve te sotem. He, mo shoke komuniste, po beni perpjeke per barazi shoqerore ne kete vend? Jeni socialiste ju apo jo? Jane socialiste Edi Rama, Arben Ahmetaj, Spiropali qe zgerdhihen kur flet opozitari? Apo pse jane te liq Berisha dhe Basha, duhet te zgerdhihet Rama dhe Ahmetaj? Te bukur drejtues keni zoterinj shoke neokomuniste!!! Dhe mos harroni se fjala “Bej” vjen nga turqishtja, do te thote “zoteri”, asgje me shume. Ju i dhate konotacion tjeter kesaj fjale gjate sundimit tuaj te felliqur. Ja, pra kush jane zoterinjte e sotem, bejleret e sotem, Rama, Ahmetaj, Gjiknuri, Berisha, Meta, Basha dhe kompani. Ti gezoni dhe mbajini mbi zverk kete bande te pashpirt, pa din dhe pa inam, pa bese fe dhe atedhe.

  4. Indignados says:

    Ai plera qe ka ne te majte Naltmadhnia duhej te ishte ne birruce, por kryetari e ka vene ne krah, pra e mbeshtet ne cdo vjedhje qe i ben ketij populli te varfer e te lodhur. Po mire na e bejne! Ne jemi gjithe diten ‘gam gam’ neper rrjete sociale dhe largohemi te kenaqur dhe me bindje se e beme detyren tone. Ndersa ata vazhdojne dhe kete duan, te merremi sa me shume me ta ne rrjete sociale qe mos dalim neper rruge te protestojme, sic behej dikur… rrjetet sociale sot jane bere si ajo shprehja qe perdorej per fene – opium per popullin

    P.S. nuk e kam fjalen per sufllaqet se ata e kane pune, me ate rrojne (me rjetet sociale)

  5. rexha 10 says:

    Ata nuke po qeshin me BASHEN ,pore po qeshin se u mungon berisha .Berisha kure fliste ne parlamente ja numronte te gjitha qyshe nga nena e deri teke femija me i vogel se cfare ndodhte neper familjet e tyre.Lere pastaje te sharat nga grate e deri teke fare e fisi . Ndersa kure qeshin me tamam ,i pari qe qeshe eshte Basha ,pastaje vijne niperit e ri te bllokut te KSAFANDRES.(eKAME FJALEN PER NIPERIT E SISTEMIT TE KOMUNIZMIT QE SOTE I KENI NE DREJTIMIN E SHTETIT MAFIOZ .

  6. Nje mergimtar says:

    Populizmi nuk ka brire.Emri tij eshte politika banale shqiptare.Per aq kohe kur pretendenti per FRONIN k/misteror keput mbrockulla do te kete vetem ilaritet.Me kete opozite pa busull Rama do te rroj shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje