Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka dërguar në një azil të ëmën (edhe pse luksoz) dhe ka shitur shtëpinë e saj, pas një konflikti që pati muaj më parë me familjen e saj.
Carey, 52 vjeç, e bleu shtëpinë e vendosur në North Salem për nënën e saj Patricia Carey në vitin 1994 për 419,000 dollarë.
Shtëpia u shit zyrtarisht në fillim të këtij muaji për 757,444 dollarë, mbi 250,000 dollarë më shumë se çmimi fillestar.
Këngëtarja e famshme nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e saj.
Vëllai dhe motra e Mariah Carey e paditën atë për shpifje, pas librit të saj me kujtime, “The Meaning of Mariah Carey”.
Megjithatë, pavrësisht se i shiti shtëpinë, është Carey ajo që paguan azilin luksoz për të ëmën.