A e dinit se në tetor të vitit 1929 shoqëria kinematografike ‘Fox News’ dërgoi në Shqipëri një ekip për të filmuar festimet për ditëlindjen e Mbretit Zog I dhe fjalimin e tij?
Ky është filmimi i parë me zë i bërë në Shqipëri.
Thuhet gjithashtu se në këtë periudhë ekipi i ‘Fox Movietone News’ bëri edhe një udhëtim nëpër Shqipëri, por fatkeqësisht këto materiale nuk janë identifikuar ende dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Në foto duket ekipi i ‘Fox News’ në terrenin e xhirimit, automjeti dhe kamera, shoqëruar nga autoritete shqiptare të kohës dhe gazetari Nebil Çika.