FOTOT/ Përse njerëzit ecin shtrembër në këtë kishë?

2 Nëntor 2021, 11:15Lifestyle TEMA
FOTOT/ Përse njerëzit ecin shtrembër në këtë

Kjo mund të jetë një nga kishat më të veçanta në botë. Ajo ndodhet në Trikala të Greqisë, në fshatin e braktisur Ropoto.

Pjerrësia e kësaj kishe është 17 gradë dhe është e pamundur që të ecësh drejt. Arsyeja është rrëshkitja e dheut. Në vitin 2012, banorët u detyruan ta braktisnin këtë fshat dhe u larguan të gjithë prej andej për shkak të rrëshkitjes masive të dherave. Disa shtëpi u shembën, ndërtesa të tjera u dëmtuan dhe disa godina u zhvendosën.

E një prej këtyre objekteve është edhe kjo kishë, që ka mbetur e pjerrët për shkak të rrëshkitjes së dheut duke u zhvendosur 200 metra.

Tashmë kjo kishë dhe ky fshat është pjesë e një reportazhi. Më shumë se 300 familje u detyruan të braktisnin fshatin në shpat të malit në vitin 2012 për shkak të rrëshkitjes së dherave, që çoi në zhvendosjen e shumë ndërtesave duke i bërë të pabanueshme.

1 komente në “FOTOT/ Përse njerëzit ecin shtrembër në këtë kishë?”

  1. dhembeli says:

    Te rrish shtrember, por ama te flasesh drejt !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje