Dy të vdekur në koncertin e rikthimit të grupit ABBA

3 Nëntor 2021, 08:51Lifestyle TEMA

Dy persona humbën jetën ndërsa një i tretë mbeti i plagosur pasi një burrë ra nga shtatë kate lartësi në një sallë koncertesh në Suedi. Rreth 1000 vetë u mblodhën në Pallatin e Kongreseve në Upsala për të marrë pjesë në koncertin e grupit të famshëm të viteve 1980, ABBA.

Por rreth 30 minuta para se të niste spektakli, një burrë u rrëzua nga lartësia dhe përfundoi mbi dy persona të tjerë. Ai ndërroi jetë, bashkë me njërin prej dy personave me të cilët u përplas, tha policia lokale. Autoritetet thanë gjithashtu se burri që u rrëzua ishte rreth 80 vjeç, ndërsa viktima tjetër rreth 60 vjeç.

Incidenti tragjik ndodhi vetëm pak ditë para se ABBA të nxjerrë albumin e parë pas më shumë se 40 vitesh.

2 komente në “Dy të vdekur në koncertin e rikthimit të grupit ABBA”

  1. Iliri says:

    Permbajtja jo plotesisht e sakte……… Nuk do te ishte koncert i grupit ABBA,por me muzike dhe kenge te ketij grupi,ne respekt dhe admirim per dy pjesetaret e tij,Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson.Iliri

  2. Sara says:

    po c’donie neper koncerte o xhaje, s’jeni me hippie-te e viteve 60

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje