Prishet tualeti i anijes kozmike, astronautët do të duhet të mbajnë veshje speciale për udhëtimin e kthimit në Tokë

3 Nëntor 2021, 09:47Lifestyle TEMA

Problemet me tualetin në bordin e anijes kozmike të SpaceX, do të krijojë probleme për 4 astronautë të cilët do të rikthehen këtë muaj në Tokë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Katër astronautët do të përdorin veshje të posaçme të brendshme, tha Steve Stich, menaxher i Programit Komercial të NASA-s.

SpaceX zbuloi për herë të parë një problem me tualetin e anijes kozmike teksa po kryente një inspektim muajin e kaluar. Ata zbuluan se një tub, që dërgonte urinën në një depozitë ishte shkëputur dhe si pasojë, mbetjet dilnin dyshemenë e kapsulës.

NASA nuk specifikoi sa orë do të zgjasë udhëtimi nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, për në Tokë, për katër astronautët, Shane Kimbrough, Megan McArthur, Thomas Pesquet dhe Akihiko Hoshide. Por dy udhëtimet e mëparshme kanë zgjatur 19 dhe 6 orë respektivisht.

Koha e udhëtimit varion nga disa faktorë, si ato atmosferikë, por Stich tha se të gjithë po punojnë për ta shkurtuar sa më tepër.

3 komente në “Prishet tualeti i anijes kozmike, astronautët do të duhet të mbajnë veshje speciale për udhëtimin e kthimit në Tokë”

  1. Taulant says:

    Pse nuk dergoni “Foltoren” dhe “Ali Baben me 40 hajdute” ne vend te asaj qe eshte prishur?

  2. Sara says:

    d.m.th. derisa te mberrijne ne toke astronautet do jene bere… m….

  3. Shqiptari says:

    Mut the do vin era shurr nje muaj rresht , o sa kom qesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje