Rrëmbeu 4-vjeçaren në Australi, rrihet në qeli 36-vjeçari

4 Nëntor 2021, 21:00Lifestyle TEMA

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e rëndë në Australi, ku 4-vjeçarja Cleo Smith u gjet pas 18 ditësh pasi ishte rrëmbyer nga familja e saj.

Sipas të dhënave më të fundit, autori i rrëmbimit Terry Kelly është rrahur keq nga një i paraburgosur tjetër në qeli, pasi ai ka mësuar se kush ishte dhe çfarë kishte bërë.

Policia në fillim nuk e konfirmoi këtë ngjarje, por më pas 36-vjeçari Kelly është fotografuar i fashuar në fytyrë ndërsa transportohej me ambulancë drejt spitalit.

I dyshuari qëndroi vetëm pak orë në stacionin policor të Carnavon, për t’u transferuar në një burg tjetër, nën masa shumë të rrepta sigurie.

Mediat kanë mësuar se Terry Kelly ishte për fqinjët një person i çuditshëm. Ai ishte i fiksuar pas kukullave Bratz dhe kishte një llogari në Instagram ku shfaqej me këto lodra, ku i prezantonte si familja e tij imagjinare.

Cleo Smith u zhduk më shumë se dy javë në një lokalitet të Australisë perëndimore, Macleod, ku ajo bashkë me prindërit ndodheshin në kamping.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 16 tetor, kur nëna e Cleo u zgjua në mëngjes dhe vuri re se vajza e saj e madhe ishte zhdukur nga çadra e kampingut së bashku me çantën e saj.

1 komente në “Rrëmbeu 4-vjeçaren në Australi, rrihet në qeli 36-vjeçari”

  1. Rama eshte sherbetor i elites says:

    Qeveria Australiane ben zhurme kur ka nje rast te tille kur femijet e zhdukur ne Australia jane me mijera.Pedofilia eshte pjese e sistemit,gjykatave,dhe gjithe jetes.Jane 28 emrat VIP te pedofilise pefshire dhe nje kryeminister qe jane mbyllur dosjet per 90 vjet qe jane akoma gjalle.Masonet jane percare sidomos tani pasi kane hasur ne rezistencen e forte te popullsise .deklarohet nej vaksinim 80% po qe nuk eshte as 50%.Qeveritaret i kane premtuar Elites vaksinimin deri ne tetor po jane shume mbrapa dhe shume koka do keputen.Eshte e njejta gje si ne Shqiperi ku Masonet e vegjel si Rama dhe Veliaj jane paguar dhe nqs nuk mbajne premtimin e 100% vaksinim do te largohen.Elita nuk fal,Elita vret.
    Partite e vogla ne Australi jane bere bashke per te rrezuar 2 partite e medha qe Jane kryesisht masone,pedofile dhe homoseksuale qe perkrahin pedofiline dhe sherbetore te tyre.Mendohet qe deni ne fund te Dhjetorit te kemi ngjarje te medha the eshte kerkuar te rezistohet deri atehere te mos vaksinojme femijet.MRNA eshte vrasese per femijet dhe cdo prind duhet te luftoje para se te jete vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje