Biden s’e ftoi në Samitin për Demokracinë, Vuçiç: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’i bërë qejfin dikujt

7 Nëntor 2021, 16:08Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin se Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë ftuar në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden, tha se ai nuk dëshiron t’i prish marrëdhëniet me Rusinë, Kinën e vende të tjera për t’i bërë lajka dikujt për t’u futur në listë.

“Të gjithë kanë të drejtë të thërrasin dhe ta vlerësojnë demokracinë e të tjerëve si të duan”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se detyra e tij është t’i ndihmojë qytetarët e Serbisë, “e jo Amerikën apo ndonjë shtet tjetër”.

Mediumi amerikan, POLITICO ka zbuluar një listë që dëshmon mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mes shteteve të ftuara për Samitin për Demokracinë, të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden.

Për dallim prej këtyre të triave, vende tjera të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e të ftuarve.

Në një deklaratë të 11 gushtit, Shtëpia e Bardhë njoftonte organizimin e një “Samiti për Demokracinë” më 9-10 dhjetor./ Gazeta Ekspres

2 komente në “Biden s’e ftoi në Samitin për Demokracinë, Vuçiç: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’i bërë qejfin dikujt”

  1. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

    Tek Vendet qe nuk jane ftuar …….Serbia, Bosnja dhe Kosova eshte shkruar ndoshta nga nxitimi edhe Mali i Zi………i cili figuron me poshte si i ftuar ne Samit……….Pershendetje……

  2. Titi says:

    V.K misterit tuaj, ben mu fakti se jane ftuar shtetet qe jane anetare te NATO-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje