"Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën, ta paguan Albin Kurti"

7 Nëntor 2021, 15:11Rajoni TEMA

Opinionistja, Kimete Berisha, ka reagur ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti ku tha se “nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike”.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se rryma në Kosovë paguhet në baza etnike.

“Rryma në Kosovë paguhet në baza etnike!

Albin Kurti ka thënë: ‘Nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike’!

Por në Kosovë mund të ketë rrymë në baza etnike. Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën (ta paguan Albin Kurti), e nëse je shqiptar ta ndërprejnë rrymën nëse nuk e paguan për dy muaj”, shkruan Berisha, përcjell Periskopi.

Sipas Berishës, Albin Kurti nuk i mban premtimet që ua jep shqiptarëve ndërsa i tejkalon premtimet që ua jep serbëve.

“U ka premtuar serbëve se ua dhuron 11 milionë euro (tonat) për rrymë, por tashmë e ka rritur premtimin dhe ua ka dhënë edhe 6 milionë e kusur shtesë (pa i kërkuar ata), duke i tejkaluar përmbushjen e premtimeve për serbët në 17.7 milionë euro.

Serbët tranohen mbas Albin Kurtit.

Nuk e ndërrojnë me asnjë serb”, shkroi ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë pa ndërprerje:

Rryma në Kosovë paguhet në baza etnike!

Albin Kurti ka thënë:

‘Nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike’!

Por në Kosovë mund të ketë rrymë në baza etnike.

Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën

(ta paguan Albin Kurti),

e nëse je shqiptar ta ndërprejnë rrymën nëse nuk e paguan për dy muaj.

Dje, për shembull, për 65 Euro borxh ma kanë ndëprerë rrymën!

Dhe një djalë aty, ka qëlluar lexues i

imi, më ka njoftuar për terrin që më ka kapluar, sepse s’kam qenë në banesë….

Nejse, drama ime nuk u zhvillua deri te katarsisi, e kam paguar rrymën urgjent, e kam dërguar online dëshminë e pagesës dhe jetës sime prap iu kthye kuptimi!

Në Kosovë energjia elektrike llogaritet në baza etnike.

Nuk ka padrejtësi më të madhe se kjo për shqiptarët.

Kjo është shkelje e rëndë (dhe e çuditshme) e të drejtave të njeriut!

Serbët e Veriut e kanë paguar rrymën, kur ka qenë Kosova e pushtuar nga Serbia, pra as vet Serbia nuk ua paguan serbëve të saj rrymën!

Albin Kurti, me paret tona, ua paguan serbëve rrymën!

Pse i do serbët më shumë se neve!

Ke shumë levërdi ekonomike të jesh sot serb në Veri.

Krejt Serbia masivisht, ajvarin e pinxhurin po e ziejnë në Veri, sepse siç dihet ajvari ta fikë derën e shpisë, ta falimenton shtetin.

Aty ku rryma paguhet në baza etnike, lëre që ka Asociacion, por aty çka s’ka!

Albin Kurti nuk i mban premtimet që ua jep

shqiptarëve, ndërsa i tejkalon premtimet që ua jep serbëve.

U ka premtuar serbëve se ua dhuron 11 milionë euro (tonat) për rrymë,

por tashmë e ka rritur premtimin dhe ua ka dhënë edhe 6 milionë e kusur shtesë (pa i kërkuar ata), duke i tejkaluar përmbushjen e premtimeve për serbët në 17.7 milionë euro.

Serbët tranohen mbas Albin Kurtit.

Nuk e ndërrojnë me asnjë serb.

Paramendoje sikur Vuçiqi të vendoste që për pikë qejfi (pa ia kërkuar), të na e paguante neve shqiptarëve rrymën!

M’u tutë njeriu prej kësaj lloj ‘mirësie’ të pa dëgjuar në fytyrë toke!

Por ne jemi patriotë, as që kishim

pranuar…

Albin Kurti, fëmijëve të varfër shqiptarë ua lidh tojat (si Majkëll Xheksoni, e tuti atë djalin kur papritur, si i trentë iu gju’ te patikat, kishe po

ia lidhi tojat…

se qenka shfarosur Kosova s’paska mbetur kush të merret me lidhëse t’patikavd,

veç në këtë pozantin që i shfrytëzon patikat e fëmijëve për fushatë, aq i mjerë që ështē)…

…ndërsa serbëve, atyre nuk ua lidh tojat, atyre ua paguan rrymën!

P.S. Veç një anti-shqiptar i përbetuar e harron thënien famëkeqe të Mimoza Kusarit, me punxhë:

‘Më mirë t’ua paguajmë serbëve rrymën në Veri, sesa të na kthehen policët shqiptarë në arkivol’!

6 komente në ““Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën, ta paguan Albin Kurti””

  1. Baliu says:

    Turbo Kimja me shkrime 24/7 per ti ushqyer fensat e vet me sheqer qe ta fitoj bananen. Nje Go-Go Girl.

  2. Bubuzhel Berati says:

    Pershendetje Kimete jam Prishtinali dhe votues i Pdk nje super perkrahes i Rames jam shume i kenaqur me Mullah Omarin e Vetfundosjes se na premtoi flamurin ton kuq e zi dhe u betua te flamuri lara lara na premtoje Bashkime kombetar kur shkoje per Lezhe u kujtua qe nuk lejohet na premtoje Jo negociata por negocione me Vucicin ne gjuhen Serbe mbylli kufirin me Shqiperine e hapi me Serbine nuk pranoje vaksina nga Tirana por pranoje nga Beogradi e te tjera si mos te jemi te kenaqur shume jemi te kenaqur me genjeshtrat qe i shiti elektoratit analfabete ne kosove .
    Per 80 % te popullsise ne kosove dielli linde ne Belgrade dhe 20 % ne Tirane.
    Ky 80% eshte e fshehur mbas termit moderne te kohes (Kosovo-centriste ) dhe jane : LDK, AAK, VV, LISTA GUXO E VJOSA OSMANI , MINORITETET Serbe Turqe Boshnjak Goran Ashkali Malazeze Rome te gjithe jane per autonomi brenda Serbis
    Ndersa 20 % jane Shqiptare te vertete te PDK
    shikone ne tv lokale cfare antishqiptarizmi predikojne te kanal 10 ..Matoshi ish keshilltare i Haradinaj idioti Shala ,Gashi shikoni emisionin e Pandurit tek Dukagjin apo te t7 Leon e Berat Buzhales .
    Nje keshille vellezerve tane ne Shqiperi mos i besoni cfare tregojne kur vine ne Shqiperi jane krejt ndryshe dy fytyrshe
    Per ne ne kosove dielli linde ne Belgrade.
    Prishtinali linde nuk behesh kerkoje dhe Damut Haradinaj te behesh por humbi .

  3. Dardan says:

    Albin Kurti do t’i mbaje me zor komunat me 98% serbe shekullore ne kufi me shtetin ame -Serbine,
    per te mos i hapur rruge bashkimit te shqiptareve mijravjecare te Kosoves me trungun ame-Shqiperise.

  4. I Bregosuri says:

    Znj. Kimete gjithë kjo që thua është e vërtetë bile vetëm një pjesë e vogël e asaj që po përjeton Kosova. Rryma është vetëm një shpërblim sepse atje lulëzon krimi i organizuar dhe Kurti, Osmani e Rakiq kanë bazën mbështetëse duke u arsyetua se; ” janë të përkushtuar për të drejtat e njeriut”!. Pra vetëm për serb vlejenë të drejtat për njeriun sepse shqiptaret sipas tyre nuk kanë të drejta dhe janë 45 % analfabet apo ndoshta sipas tyre ne nuk jemi fare njerëz!. Ata nuk paguajnë asnjë taks shtetit të Kosovës , nuk e njohin shtetin e Kosovës me vite marrin nga buxheti 250 rroga pa dal fare në punë!. Po na ngjet diçka e ngjashëme me atë situatën në të cilën ishim në vitet e 90 gjatë regjimit serb. Me urdhrin e Albinit dhe Sveçles u vu në pozitë të rëndë policia e Kosovës deri sa u erdhi në ndihmë KFOR që ti nxjerr pengjet nga një grup rrugaçesh serb. Kjo Qeveri nuk kanë guximi ti kundërvihen krimit të organizuar në veri të Kosovës sidomos ati serb por shqiptareve ua ka sjell shpirtin te hunda me nepotizëm, ndalim të punimet për rrugët dhe objektet shëndetësore sidomos në Ferizaj e Prishtinë, dhe shfrenimin e çmimeve që të mos kemi kohë të merremi me politik etj. Tash rasti Vallaqit në Zveçan. Vuçiq paralajmëronte dhe kërcënonte se do të , mbroji serbet nëse Kurti bënë përpjekje me marr Vallaqin por na doli e kundërta. Kurti dhe tha; 11 + 7.7 milion Euro /me para tona/ shpërblim për mos pagës të rrymës e sa për tjera as që bëhet fjalë. Mjerë kombi shqiptar i Kosovë me çfarë diskriminimi po jeton.

  5. RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE

  6. KOZi... says:

    Kuriozitet ! Si eshte vepruar gjer sot nga qeverite para kesaj ! Se Albini eshte nje cike populist por kryeministrat me heret ishin komandante lufte !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje