Ditën e djeshme, në Maqedoninë e Veriut bëri bujë një takim në mes të tri partive shqiptare dhe dy maqedone. Një takim ky që konsiderohet të jetë Antishqiptar, pasi pala e partive maqedone kanë në prograrim e tyre ç’njohjen e Kosovës, anulimin e gjuhës shqipe, ç’fuqizimin e marrëveshjes së Ohrit si dhe largimin nga Nato.
Ky takim erdhi pas dorëheqjes se kryeministrit, Zoran Zaev i cili vendosi që të largohet nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. ”Besa” e Bilall Kasamit, ”Aleanca” e Ziadin Selës dhe ”Alternativa” e Afrim Gashit u takuan dje me ”VMRO DPMNE” nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste ”Levica” të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.
Të pesta këto parti, së bashku grumbullojnë gjithsej 61 deputet, ani pse mediat në Maqedoni kanë pohuar të ketë në mesin e tyre edhe deputetë shqiptarë që janë kundër këtyre partive dhe se nuk përkrahin vendimet e tyre antishqiptare.
Ky takim bëri bujë të madhe në rrjete sociale, pasi fotografia u shpërnda me të madhe, duke mos munguar komentet ”ANTISHQIPTAR” referuar këtij koalicioni që nga dje po akuzohet edhe për tradhëti ndaj kombit shqiptar.
Vlen të theksohet se këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për nisjen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në Bashkimin Evropian.
”Levica”, partia politike që fitoi dy mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në programin e saj në fushën e politikës së jashtme, krahas përpjekjeve të qarta për anulimin e Marrëveshjes së Prespës dhe rishikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ofron zgjidhje specifike që mund të shkaktojnë një kthim në politikën e jashtme.
Ndërkaq, pjesë e programit të saj kushtuar diplomacisë janë: Një nga synimet e para të partisë në fushën e marrëdhënieve dypalëshe është revokimi i njohjeve të Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndryshe nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende, e majta beson se pavarësia e Palestinës, Katalonjës dhe Baskëve duhet të njihet menjëherë. Ato janë për krijimin e një partneriteti strategjik me PRC.
Përsa i përket multilateralizmit, kjo parti angazhohet për anëtarësimin e menjëhershëm në NATO dhe tërheqjen e pakushtëzuar të të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake që nuk kanë mandat të OKB-së. Në të njëjtën kohë, angazhimi i saj është rivendosja e kontakteve zyrtare me Lëvizjen e të Paangazhuarve. Sa i përket BE-së, e majta mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në këtë komunitet, por insiston që procesi i negociatave të vlerësohet individualisht, gjegjësisht të mos hyjë në pako me shtetet tjera.
Plehra radioaktive
Jan Turq, prej kohesh po e thekoj. Ata jane ne regull me parimet e tyre themeltare dhe me ato qe besojn.
.
Ju jeni romantik me patriotizmat tuaje me Turqit e FYROM-es.
NJE ABAZVIC I MAQEDONISE
???
Po keta sjane shqiptare jane thjeshte shqipfolesa.
? hale .?♂️ .
MARRËVESHJA e KAPITULLIMIT të FAKTORIT SHQIPTAR
M. e quajtur e Ohridëtit është nga përmbajtja dhe qëllimi, baraz me dokumentin DEKLARATA BALFOUR, nga e cila u frymëzuan francezët, pala që diktoi kushtet e kapitullimit të shqiptarëve në FYROM në Ohër, është kryekëput antishqiptare, resp ngadhënjim i palës sllave ortodokse në FYROM. ËSHTË e vetmja pikë e pranueshme për faktorin shqiptar nga programi shovenist e antishqiptar i këtij krahu politik sllav.
Ohëridi shpërbën faktorin shqiptar në FYROM (lexoni me kujdes tekstin e MO), e trajton si inekzistent, duke e shndërruar në amebë etnike, pa identitet, prej nga edhe duhet kuptuar nocionet në tekst- ETNI, ajo ETNI, në ATO VISE KU një ETNI përbën së paku 20% të qullit etnik (KODI 20) do të përdoret edhe “hashashi”, edhe qetësues të tjerë e të tjera togfjalësha shoveniste.
Rrethana që shiptët vetëkënaqen e gufen me këtë vetëmashtrim është sa groteske dhe po aq edhe INDIKATIVE për nivelin zero të kulturës politike të përgjithshme dhe kombëtare dhe mbi 2 dhjetëvjetësha shiptët duhet të kenë me vete gjithmonë gërshërë dhe një metër që FJAMURI KOMBËTAR, me madhësi (përmasa) të jetë 20 % e madhësisë së Ventilatorit të vjedhur nga simboli japonez. Ky fakt (nëse kupton BDI surogate kombëtare e të tjerë) provon VOGËLSINË dhe peshën inferire të batalionit politik shiptëtar në “MV”.