Haradinaj: Kurti ka degraduar raportet me SHBA-në

6 Nëntor 2021, 10:03Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar mungesën e ftesës për Kosovën në Samitin për Demokraci në Uashington, ka thënë se është shqetësuese dhe alarmuese shkalla e degradimit të raporteve me ShBA-të.

“Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit. Aftësitë eksperimentale dhe manipuluese të kryeministrit Kurti në emër të Kosovës në raportet me ShBA-të, janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen nga askush.

Ky degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur. Ftoj kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik. Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë”, shkruan Haradinaj në rrjetet sociale.

1 komente në “Haradinaj: Kurti ka degraduar raportet me SHBA-në”

  1. Dulla says:

    Tani e kuptove o Ramush apo lidhet edhe me interesin tënd. Nuk ishe ti ai që kur vijë në Tiranë anashkalojë Edi Ramen dhe takohesh e me Berishën dhe Lulin dhe ishit në union të perbashket me Albin Kurtin per çdo gjë D. TH. dhe kundra Amerikes që e kishte shpallur Saliun non grata. Po tani si ka mundësi që e sulmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje