Nexhmedin Spahiu: Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga kombet shuhet

5 Nëntor 2021, 22:25Rajoni TEMA
Nexhmedin Spahiu: Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga

Analisti Nexhmedim Spahiu deklaroi në emision “Tiranë-Prishtinë” nga Baton Haxhiu në ABC se në rast se Kosova bashkohet me Shqipërinë, njëri prej tyre do të shuhet në kuptimin e rrethanave shtetformuese, duke i cilësuar si dy kombe të ndryshme shqiptarët në dy anët e kufirit.

“Fjalët komb dhe etni nuk janë e njëjta gjë. Nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë shuhet njëri nga kombet. Nëse Prishtina bëhet kryeqytet shuhet ky komb. Nëse bëhet Tirana kryeqyet shuhet kombi i Kosovës. Nuk ka për të pas më ministri të jashtme. Mjafton që një komunitet të ndërtojë një shtet që njihet nga kombet e tjera, dhe atëherë është komb”, tha Spahiu.

Argumenti i tij u kundërshtua nga pedagogu dhe analisti Ervis Iljazaj i cili tha se kombet bëhen bashkë nja e njëjta gjuhë dhe traditë dhe jo nga shteti, duke hedhur poshtë deklaratën e Spahiut që Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe të ndryshme.

Spahiu nga ana tjetër e klasifikoi kombin shqiptar si monoetnik dhe multifetar. Ai u shpreh se sa i përket fesë, pavarësisht numrit, shqiptarët janë të ndarë në 50% myslimanë dhe 50% të fesë së krishterë. Ai deklaroi se e njëjta traditë është ndjekur edhe nga mbreti Zog i cili reflektonte këtë ndarje duke krijuar një familje gjysmë të krishterë dhe gjysmë myslimane.

“Kombi shqiptar është monoetnik dhe multifetar. Shumica e kombeve në Europë janë monoetnike dhe monofetare. Pavarësisht numrit se sa shqiptarë i takojnë njërit komunitet apo tjetrit, ndarja është 50 me 50 sa i përket fesë. Përqindjet e popullsive kanë lëvizur me vite. Në kohën kur mungonte mbreti kishte katër anëtarë që përfaqësonte secilin komunitet.  Edhe mbreti Zog është përpjekur ta reflektojë këtë ndarje. Duke e bërë familjen e tij gjysmë myslimanë dhe gjysmë të krishterë.

Republika e Kosovës është krijesë njerëzore. Ajo nuk ekzistonte deri para 13-14 viteve ashtu si e krijuan Shqipërinë para 100 e ca viteve. Duhet të shohim ku jemi sot në shekullin e XXI. Në botë janë rreth 8 mijë etni të ndryshme dhe 7 mijë gjuhë. 1 mijë etni e kanë humbur gjuhën. Etnia nuk ka flamur. Kombi ka flamur. Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut janë e njëjta fe. Kanë të njëjtat emra. Janë një komb kulturor, por jo politik”, tha Spahiu.

41 komente në “Nexhmedin Spahiu: Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga kombet shuhet”

  1. lets go kosovo says:

    ham ham ham…se mos do ve vesh njeri se cndodh me arnauturket e ballkanit, lol
    =
    lol

      1. reti11 says:

        Per cfare kombesh flet ky hajvan? Keto jane teze serbe! Komb ka VETEM 1!!!!

        1. ben says:

          reti11-keta gjoja u dhimbset kombi shqiptar, por bejne punen e serbit dhe armiqve te tjere te shqiptareve.
          Nuk ka komb kosovar; nuk ka patur, nuk ka dhe kurre nuk do te kete komb kosovar. Kosovaret jane shqiptare 24 karatsh dhe Kosova eshte nje krahine e Shqiperise e shkeputur perdhunisht prej trungut te atdheut meme.
          Ne te kunderten, ka nje komb te vetem shqiptar te ndare ne copa prej politikes antishqiptare te Europes.
          Kush pretendon per te kunderten, si ky idjoti ketu, eshte ose i cmendur dhe duhet te mbyllet ne spitalin psiqiatrik, ose eshte armik i popullit tone.

    1. Defter Letra says:

      Ki Nechua mi, qenkerka nje KARLOQ me germa te medhaja…..

    2. vang says:

      NUK e kuptoj perse te lene hapsire ty o Nexhmedin te besh deklarata te tilla lidhur me kombin .Pamvaresisht se Kosova u be shtet para 14 vjetesh dhe SHQIPERIA para 100 vjetesh kombesia egzistonte ashtu sic egziston per shqiptaret eLugines se Presheves,shqiptaret e Malit te zi apo te Maqedonise se veriut etj.Komb nuk quhet Shteti i perbashket por teritor gjeografik i perbashket,gjuhe e perbashket dhe trashegimia e perbashket.Feja eshte nje faktor por jo vendimtar.Para se krishterimi dhe myslimanizmi te lindenin dhe te beheshin fe zyrtare kombet egzistonin.Ke vetem nje te drejte se kur Prishtina te mos jete KRYEQYTET, fjala vjen mund te mos kete Ministri por varesi te tyre apo te mos kete perfaqesite diplomatike do ta humbasi rendesine por do mbetet si KRYEQYTETI I VERIUT ashtu si Selaniku per Greqine.Sa per dialektin kosovar qe eshte me shume se dialekt nje sjellje e shqipes se shprishur te popullsise kjo egziston kudo.Ne rast se ti do qe te rrezikosh kombin pse nuk do keshe ambasada e ministri rri e sajo teori alla Nexhmedin per KOMBIN. Anglezet jane kelt dhe jo sakson por pushtimi i saj nga saksonet gjermaniket,zgjati me shume se 100 vjet ajo flet gjuhe gjermanike pamvaresisht se UELLSI flet akoma gjuhen kelte.Do qe kosova te kthehet ne nje shtet sllav???????

    3. Turi says:

      Shume e thjeshte kur te bashkohet Kosova me Shqiperine do quhet Shqiperi dhe me pas çameria dhe me pas pjesa shqiptare ne maqedoni dhe me pas ne mal te zi prap ne fund Shqiperi do quhet

  2. visi says:

    Mossss
    Na plasi trapi
    Ne e kemi hallin tna bi llotaria amerikane ky na flet per kombe ?‍♂️

  3. Cajupi says:

    Idiot turkofil . pse i lini hapsire ketij gomari.

  4. Boston says:

    Nuk kam degjuar deri tani …..Kombi Kosovar……..
    Is nje dhe vetem nje “Kombi Shqiptar”

  5. Baliu says:

    Kesaj pune i thojne ik budall se t’myti ahmaku. Nexhin e ka hipnotizuar Edison Ypi me lavdata perrallore, e siq thoshte Sami Frasheri: Mos i trego perralla atij qe beson shum. Kete vetem Burdushi mund ta zgjoj nga deliri. Por nje gje eshte e sigurt ne keto troje: Stupidity sells !!!

  6. kur do zere mend njeriu says:

    I Pa durueshem ky njeri ne te gjitha shkrimet e tij! Nuk e di çfare logjike ka dhe si mund te bisedojne me te ata qe jane afer apo ne tavolin: Vetem shqiptar nuk besoj se eshte; kam vite qe ndjek shkrimet e tij dhe ne çdo moment eshte kundra te gjithevepor eshte kunder Shqiperise kur na thote se jane dy kombe (!) e pastaj na tregon ndryshimin nga etnite (greqisht). Megjitheate duhet qe te mos na i lere nervat te qeta …

  7. Henks says:

    Po normale o turk mut haleja, ti nuk do që të bashkohet Shqiperia dhe Kosova sepse je turk bir turku… Na mbytën turqit dhe grekqirat..

    1. Trimi says:

      Grekqirat po, po clidhje kane turqit o hajvan?

      Turqit jane aleate gjeopolitike te Shqiptareve dhe nder mbeshtetesit me te medhenj.

      Edhe nese ky ka mendime pro Osmane apo ku ta di une nuk perfaqeson fare Rep Turke .

      Idiot injorant

  8. Parruca says:

    Keta udbashet vazhdojne punen. Kane shpikur kombin kosovar, nderkohe qe Kosova u ngrit ne lufte dhe mori pavarsine me flamurin kombetar shqiptar. Ata qe derdhen gjakun dhe dhane jeten nuk e dhane per te ashtoquajturin komb kosovar, por per ate shqiptar pjese e te cilit jane shqiptaret kudo qe ndodhen.

  9. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Kombi shqiptar autocthonus kristian do te zhduket dhe ne Albkosovistan do te mbreteroi kombi turkoshqipfoles…. allah uakbar.

  10. Baca Azem says:

    Aman nga i gjeni keta debila si puna e Nexhmedin mavrise qe se kane nocionin e Kombit dhe vegjetojne ne zhargonin krahinor me injorancinen e tyre per hegjemoni me koncepte percarese e disinformuese ne sherbim te atyre qe i paguajne , por jo te Kombit Shqiptar , qe eshte nje e i pandare.

  11. Genci says:

    Më budalla dhe hajvan nuk gjen në të dy “kombet” bashkë.

  12. Prizrenasi says:

    Ik mor pis. Pale mi thot vetit edhe profesor. Ky nuk di nga lidhet gomari. Komb kosovar,hahahaha çfare zbulimi.
    Debilet nuk i honeps fare..!

  13. Bashkimi says:

    Pak histori për tukofilet.
    Në Nëntorin e vitit 1972 në Tiranë u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Standarde Shqipe një ngjarje më madhe gjuhës shqipe pas Kongresit të Manastirit.
    Regaoi Sinan Hasani ish fuksioner i lartë Jugosllavë dhe proserbi përbetuar me shkollim medreze. Ai në një mbledhje të Komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën pasi i kritikoj pjesëmarrësit dhe mes tjerash tha: “… Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me gjuhën shqipe sepse e kemi gjuhën tonë ‘kosovarishten”. Ky atribut serbofilit u fosrcua nga i paturpi, padiniteti dhe pa indentiteti Nexhmedin Spahiu me librin me titull “Foshnjëria e kombit kosovar”. Nuk ka as nuk do të ketë komb kosovar. Për të situata e shtetësisë ka shtetas Kosovar por Kosova si pjesë e shtetit amë Shqipërisë është hapësira më etnike në Evropë me shqiptar 97 % . Këta që mundohen ta lansojnë dhe sforcojnë tezen e gjuhëse “Kosovaraishte” kanë dal nga torishta ortodokse sllavishte. “Jemi një komb, një gjuhë një flamur një shtet”. Ata që duan të quhen “Kosovarishtë” mund të shkojnë nga janë ardhur nga Serbai e jo në trojet shqiptare sepse nuk janë me gjak e gjenë shqiptar.

  14. Lili says:

    Si bashkohen udbashet edhe i japin fjalen njenji tjetrin kishe te na bindin me marrezit e tyre!

  15. Shqipetar says:

    Ka vetem nje komb shqiptar ne dy anet e kufirit dhe ky eshte i pavdekshem si populli shqiptar.
    Nje rrace, nje gjuhe, nje kulture e tradita ky eshte kombi jone, Mos kujtoni se po beni shpikje
    kosovaret e kane nje komb e kane identitin e tyre te paster shqiptar e qe s’ja ka zhbjerre dot akush per mijera vjet.
    Nexhmedini paska bo nga dy tre klasa bashke ne shkolle nate me duket.

  16. Giani says:

    Kye spahiu eshte i trembet dhe fanatik musliman i ndyte po qfare shuhje ka ketue or i krisure i marre ketu nuke ka shuhje kombi por kye eshte fati me i madh i njerzimit shqiptare se kishte me existue qfare gomari bre je ti spahi kopil mysliman turk bashkimi ska shuhje kombi por rritje kombi ne jemi gjith shqipetsre jo kosovare kosova eshte se serbet na pagzuan me ate emer jemi shqiptare gjith ska muslimane apo qfare thua ti jemi shqiptare or hajdut

  17. Sqepari says:

    Nga dolen shqiptaret dy kombe? Dy shtete po! Ky Nexho qenka i pa dijshem , pavarsisht ndonje dipllome qe ka ne xhep!

  18. kasemi says:

    Aman more gazetar perse ju lini hapsire ketyre idioteve. Po si paska dy kombe shqiptare more. A thua kishte dy kombe gjermane para bashkimit te gjermanise? Bashkimi i shqiptareve eshte i domosdoshem dhe sigurisht do te behet, por keto idiotet duhet te zhduken nga mendiat sepse vetem i bejne keq kombit tone.

  19. Astrit says:

    Kush paguan qe ky idjoti duket ne TV e na e shpif me intiligjencen e tij anormale?

  20. Selim says:

    Ky nuk merre vesh ,mos ia zini per te madhe.Nje komb jemi,shqiptare dhe pike.Bashkimi kombetar do te ndodhe.Ti Nexh Spahiu shko ne theqafje me ato idete e mbrapshta qe i ke ne mendjen tuaj…

  21. Bilbil says:

    Etni=Kombësi

  22. Arjan says:

    Boooooooooo sa koncept i gabuar. O zoteri se je dhe figure publike, kombi eshte nje. Mund te thuash qe shtet Shqiperi dhe Kosove nuk do egzistoje por do jete Union Albania ose Arberia e bashkuar. Kurse kombi nuk vdes. Edhe ne pasaporte besoj kosovaret e kane te shkruar,KOMBESIA-SHQIPTARE, SHTETESIA KOSOVARE

  23. Nje mergimtar says:

    Ky kalemxhi nuk e njeh kombin dhe kombesite.Nuk ka pasur dhe nuk ka komb Kosovar e komb Shqiptar,ai eshte nje ,KOMBI SHQIPTAR,i sulmuar ne shekuj nga kombet e tjera,gjitone,dhe i ndihmuar nga njerez si ky gazetar.Bashkimi i dy shteteve larteson dhe forcon kombin Shqiptar.Kush nuk e do nuk do shtepin e tij.

  24. Dardan says:

    Po nese Komunat Serbe i bashkohen Serbise, cfare do te ndodhe me kombin “Kosovar”?!

  25. HAAA SA KAM QESHUR KOMBI KOQEVARE says:

    KOMBI KOSOVAR NUK E KISHA DEGJUAR ?
    KOSOVA KA SHUME NJEREZ TE PAZHVILLUAR DHE KJO PO VERTEROHET CDO DITE FATKEQSI PER ATE PJESE SHQIPTARESH TE KULTURUAR QE JETOJNE NE ATE GETO .

  26. qytetar says:

    Por jemi nje komb mor…mor..m…m.

  27. Cili komb do të shuhej me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë ore idiot dhe skoma më idiot janë ata që të kërkojnë mendimin.Nuk krijohen kombet me ndërrimin e stinëve ore harbut i pacipë e imbecil.Në Shqipëri dhe në pjesën e Shqipërisë të quejtur Kosovë ka një komb shqiptarë,nuk krijohen dhe nuk zhduken kombet ne një të rënë të lapsit ore trutharë.

  28. qytetar says:

    Ndyresire Anal – ist.

  29. Velo says:

    Ky Nexhmedini qenka profesor i pa shkolluar. Dërgojeni në shkollën fillore të mësojë çfarë është kombi Shqiptar dhe kush përfshihet në të.

  30. Gjon Leka says:

    Nexhmedinit i la ikur dini e është bërë Nexhpadin e provokator se budalla nul është. Me qëllim ngatërron kombin me shtetin, ndërkohë që serbë e grekë thonë se është Serbi e Greqi lu ka një serb a grek etnik të vetëm.

  31. KOZi... says:

    Mos u shqeteso ! Kryeqyteti do jete Prizreni ! Ka hapesiren e duhur per te ndertuar gjithe institucionet e nje shteti ! ….tung

  32. ardian says:

    O Nexhmedin, lexoje njëherë përkufizimin e Akademik Prof.Dr. Fehmi Agani për Kombin, që të mos dalish (b)analist!

  33. vjeshta says:

    Kushedi sa netë pa gjumë të arrish në këtë përfundim????!!!!!!
    Natyrisht, do të jemi një komb.
    Tani jemi një komb në dy shtete!

  34. tony says:

    Shqiperia dhe kosova nuk do te bashkohen sa te jeta deri sa malet e larte te behen porte anijesh si ne perralla.Shqioeria dhe kosova jane si dy ekstremiste te pameshirshem ne fushen etike per njeri tjetrin qe i ka rrenjet ne qindra vjet te nje hasmerie politike te brendeshme te heshtur.Po te kishte qene per tu bashkuar do te ishin bashkuar shume me perpara luftrave ballkanike. Sa qinbra vjet vazhdon kjo perralle me borebardhen dhe shtate xhuxhat keshshtu eshte dhe Shqipria me lojen e kosoves, artikull shkruesi ka te drejte se kjo nuk ka per te ndodhur kurren e kurres se Shqiperia nene Albenia si nena e Shqiperareve te globit qe eshte te vertete se çjane kosovare dhe maqedonas pakice kombatare te gjithe thone kudo neper bote se jemi shqiptare, pra problemi i ruajthes se memesise se nenes se madhe te gjithe Shqiptareve eshte caktuar qe ne vitin 1912 dhe kjo histori mbetet e perjeteshme se Shqiperise nuk mund ti hiqet emri Shqiperi o nena jone. Po e njejta gje ndodh dhe me kosovaret shtet iformuar rishtaz te cilet kurre nuk do te pranonin nje qeveri nga Shqiperia MEME qe ti drejtoje, keshtu e mira e te mirave eshte secili ne shtepine e vet dhe zot per porten e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje