Janë bërë një vit që kur ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u nisën për në Hagë, si të dyshuar për krime lufte.
Ishte 5 nëntori i vitit 2020 kur figurat kryesore të luftës në Kosovë, udhëtuan për në Hagë, kujton publicisti Migjen Kelmendi.
“U bë një vit, prejse dy nga udhëheqësit e kryengritjes së armatosur në Kosovë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që arritën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të tejnë shtetin e frikës të Slobodan Milosevic’it dhe të demaskojnë “paqen miloseviciane” të instaluar në Kosovë gjatë viteve ’90, me qenë të pandehur për krime lufte!”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, publicisti Mixhen Kelmendi.
“Po them të pandehur e jo të akuzuar, sepse deri në këtë orë ky gjyq nuk arriti që atë aktakuzë fantome, me të cilën i burgosën, të prezantoj para gjyqit, që e quajtën “Special””.
Kelmendi vë në dyshim komplet këtë proces gjyqësor duke potencuar faktin se krerët e UCK-së aty janë “’të kidnapuar’ për arsye krejtësisht politike, dhe të larguar nga jeta politike me dyshimet se ky gjyq i është nënshtruar krejtësisht narracionit te Beogradit edhe për Thaçin e Veselin, edhe për UÇK, edhe për luftën në Kosovë”.
Të përkushtuar për drejtësi, vlerëson Kelmendi, faktin që të dy, edhe Thaçi edhe Veseli, në krye të dy institucioneve të rëndësishme, njëri në Presidencë e tjetri në Parlamenti, insistuan që kjo gjykatë të formohet.
“Kanë bërë çmos që ky gjyq të legjitimohet në formën e dy, si i quajtën, Dhoma të Posaçme të gjyqësisë kosovare, që u zhvendosën në Hagë”.
“Nuk ka qenë Drejtësia ajo që i ka trembë ata”, thotë Kelmendi, “sepse Liria e Kosovës dhe themelimi i Shtetit, ka për t’i bërë të ndihen të drejtë dhe komod jo vetëm para këtij gjyqi, por edhe para historisë”.
Ajo që e shqetëson Kelmendin është “politizimi i kësaj drejtësie dhe loja me narracione, asht ajo qe i rëndon ata”.
“Ata që patën mundësi t’i vizitojnë në burg, më thanë se po ndihen mirë, janë në formë dhe të gatshëm t’i dëgjojnë, më në fund, ato ‘aktakuza fantome’”.
“Po shpresoj që në këtë gjyq do të triumfoj drejtësia e jo politizimi i saj”, ka potencuar Kelmendi.
“Sepse, po fitoi drejtësia, edhe Thaçi edhe Veseli, me bashkëluftohet e vet atje, kanë me u kthye shpejt”, ka përfunduar shkrimin Migjen Kelmendi.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi një vit në Hagë
Sot, janë bërë një vit prej kur ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Parlamentit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish deputeti Rexhep Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Aktakuza ndaj Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u konfirmua më datë 4 nëntor të vitit 2020, ndërsa një ditë pas e njëjta gjë i ndodhi edhe Kadri Veselit e Hashim Thaçit, i cili po atë ditë dha dorëheqje nga posti i presidentit.
Lajmin për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi e pati konfirmuar avokati i tij, pasi njësitet e EULEX-it mëngjesin e datës 4 nëntor 2020 e kanë bastisur shtëpinë e Krasniqit.
“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ishte shprehur avokati i Krasniqit.
Ndërsa, lajmin për konfirmimin e aktakuzës për Selimin e bëri vet ish deputeti i Vetëvendosjes, ku mes tjerash pati thënë se “kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ishte shprehur “10-shi” i UÇK-së.
Njëjtë si “10-shi”, lajmin për konfirmimin e aktakuzës e bëri edhe “Luli”.
Ish kreu i PDK-së, Kadri Veseli, lajmin për konfirmimin e aktakuzës e dha përmes rrjetit social “Facebook”, duke thënë se kjo është një mundësi që tu përgjigjet dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme që sipas tij kanë qarkulluar për vite të tëra.
“Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit”.
“Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, Unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra”, kishte shkruar Veseli.
Kurse, lajmin për konfirmimin e aktakuzës, komandant “Gjarpri”, e bëri përmes një konference për shtyp, ku po atë ditë, Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.
Ai, mes tjerash tha se këto kohë nuk janë të lehta për të e familjen e tij, dhe se para gjyqit nuk do të del si president i Kosovës.
“Ju lus për maturi qetësi dhe për unitet. Të qëndrojmë të bashkuar dhe duam të ruajmë besimin. Para gjyqit nuk do ta dal si president dhe për të mbrojtur integritetin e Kosovës, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës. Ftoj forcat politike që mos të thellohemi në krizë kushtetuese dhe institucionale”, ishte shprehur Thaçi.
Kush e çliroi Kosovën?
“I edukuar në frymë të një nacionalizmi të mëndafshtë, ku mendohej se me bukurshkrim, poezi, këngë e aktinizëm qytetar,” Kosova ka me u ba e lirë”, kam qenë i bindur se sa të jem gjallë, kjo s’ka për të ndodhë, sepse është një rrugë e gjatë që ndoshta vetëm gjeneratat tjera kanë për ta përjetuar”, shkruan publicisti dhe autori i disa librave, Migjen Kelmendi.
“Ndodhi që Kosovën e lirë e përjetova i gjallë dhe i lumtur si krejt ju! S’mund të besoja!”
“Pjesën time të përgjegjësisë dhe kontributin modest për të gezuar këtë ditë e kisha kryer!”
“Pamjet e hyrjes së trupave të NATO-s dhe UÇK-së ishin historike. Ngjasonin me çlirimin e Parisit, Romës, Pragës pas L2B, kur bota e civilizuar u bë bashkë të mposht një forcë të ligë siç ishte Hitleri asokohe, dhe Milosevici këso kohe”.
“Sot, me gjasë njerëz që përgjegjësinë ndaj kësaj lirie s’e kane ndjerë, e kanë huq, s’e kane kuptuar, e politizojnë dhe kontestojnë këtë ditë që po e gëzojmë të gjithë bashkë, me pyetjen – Kush e çliroi Kosovën?”
“Kryesisht atyre që ishin të painformuar, të hutuar, të gatshëm edhe të nënshtrohen, pa idenë e lirisë e të sakrificës, përgjigjja në këtë pyetje ishte e thjeshte: NATO, po kush!”
“Sa herë përmendet roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komentet janë minimizuese, bile shpesh edhe përçmuese”.
“Krejt kjo përpjekje mos me kuptuar dhe me e përçmua rolin e UÇK në çlirimin e Kosovës shpjegohet lehtë me një parabolë të njohur prej historisë:
Ndoshta nuk ju shkon mendja se Enver Hoxha me një grusht katundarësh të Jugut dhe Tito me shefat e Enverit, Mugosa’n e Miladinin, e kane mposht makinerinë naciste të Hitlerit?!”
“Për të shkatërruar atë ushtri u desh të hynë në luftë fuqitë më të mëdha perëndimore e lindore të globit. Por ata u gjetën në anën e duhur të historisë”.
“Roli historik që luajti rebelimi ushtarak i UÇK ishte thyerja e paqes së rreme që Millosheviç e kishte instaluar në Kosovë, duke përmbrendësuar lëvizjen paqësore të Rugovës”.
“Debati i munguar, që do t’i kushtohej domethënies historike të shfaqjes së formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” për lirinë e Kosovës dhe për krejt këtë realitet demokratik e shtetëror që sot po e gëzojmë, po na zhvillohet në mënyrë dramatike dhe të imponuar sot, përmes Gjykatës Speciale”.
“Jam munduar të imponoj debat përmes Gazetës Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderët më të lartë të UÇK-së, që është një debat delikat, i cili nuk mund të bëhet pa implikimin e figurës së ish Presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha që të evitohet.
(Rugova nuk ka besuar në luftë dhe ka qenë skeptik në momentin e shfaqjes së UÇK’së, po e them shkurt)”.
“Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çështjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe të ndonjë komandanti e pjesëtari, i cili nën emrin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka realizuar ambicie vetanake. Kjo u pa edhe pas luftës, ku na u krijua ajo që e quajta ‘kultura e komandantëve’, që filluan me u sjell a thua se na ju kemi borxh lirinë personalisht atyre (siç!)”, shkruan Kelmendi.
“Jam përpjekë të kontekstualizoj nevojën e thyerjes së asaj që e kam quajt ‘paqja millosheviçiane’, ose ‘shteti i frikës’, që e kishte instaluar Slobodan Millosheviç gjatë viteve ’90, që shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi në të gjithë vërtetësinë e tyre si pushtim”.
“Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjalinë e famshme te Millosheviç – “Mir vlada na Kosovu”), në një situatë konflikti të imponuar nga dhuna, herë e kamufluar e herë eksplicite, e aparatit policor e ushtarak të Serbisë, u hape rruga për intervenimin e faktorit ndërkombëtar dhe nevoja e adresimit te këtij konflikti, tani mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar të Serbisë, përmes një Konference Ndërkombëtare, si ajo që u mbajt në Rambuje me 6 Fror 1999”.
“Ka qenë luftë e imponuar nga dhuna me të cilën ju përgjigj Serbia kërkesave legjitime te popullit shqiptar në Kosovë”.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës u gjet në anën e drejtë dhe fituese të historisë”.
“Kjo është përgjigjja!”, ka përfunduar Kelmendi.(Albanianpost.com)
Migjen Kelmendi eshte intelektual dhe memorie e zhvillimeve demokratike, sociale dhe kulturore mes shqiptareve te Kosoves. Zeri i tij i arsyeshem dhe shpesh polemik e kontroversial ka kontribuar e kontribon ne tregimin e Kosoves se Pavarur dhe te perparuar. Publistika e tij eshte e thuket dhe e larmishme ne kendveshtrime qe shpesh na ikin prej inateve dhe problemeve ditore.
Ti perpiluesi i keti artikulli, po më duket që po e perdredh të verteten. “Njeriu që e çliroj Kosoven nga bandat Terroriste të UÇK-së, të cilat me ndihmen e shtetit diktatorialo-komunist të Amerikës dhe të paisura me tanksa, topa, avionë dhe materiale moderne luftarake, i kanë shtypur, perdhunuar, djegur, plaçkitur dhe vrarë ushtarët e varfer Serb, të cilët ishin të armatosur vetëm me shtiza, harqe dhe shigjeta, dhe mbronin modestisht token e tyre të Kosovës, që disa Shiftaru nga Shiftaria kishin ardhur me gjithë këtë armatim modern, ti pushtonin dhe ti masakronin, dhe ky njeri ishte druzhe Sali Berisha. Gjithashtu, Sali Berisha, ky hero i batalionit pedero-çetnik Shiftar, e shpetoj Kosoven nga coptimi në shumë pjesë, coptim i cili ishte vendosur nga Amerika dhe Sorosi. Sali Berisha, me kontributin e tij personal në mos-furnizimin me karburant të makinës së tmerrshme të luftës që dispononin terroristat e UÇK-së dhe ushtria komuniste Amerikane bëri të mundshme, që ky agresion Shiftar kunder Serbisë në Kosovë, të ndalet pas pak ditësh. Sali Berisha, ky yllë polar i demokracisë, për ta çuar misjonin e tij deri në fund, si një njeri i drejtë dhe i ndershëm dhe garant i drejtesisë për Shiftar-folsit, jua kerkoj, ja dhanë dhe ky transportoj në Hagë, dosjen që ja dorzuan të kompletuar martirat-ushtarak Serb, ku kishin shenuar të gjitha krimet e agresorve terrorist të UÇK-së që kishin bërë kunder ushtrisë fakir-fukara Serbe në Kosovë.” Pra ti artikull shkrues, qënke shumë buzë hollë, sepse dukesh që nuk të pelqeka dhe nuk paske ngrënë kurrë byrek me lakra tek SHQUP-i…….!!!! Rroftë dhe perparoftë populli Shqiptar heroik i Kosovës. Rrofshin dhe zoti dhe gjaku i martirve të vrarë per Kosoven i ndihmoftë heronjt e popullit Shqiptar të Kosovë që gjinden në Hage të kindnapuar nga falangjat e Serbo-Ruse me ndihmen e tradhetarit Sali Berisha. Rroftë, perparoftë edhe më shumë motra e Shqiptarve, AMERIKA E MADHE.
Lufta nuk u fitua ebënë dhe fituan kjo garnitur Qeverisëse por po shkatrrojnë për hir të ideologjis sllavokomuniste dhe fashiste. Intrigat e Berishës, Bashë, dhe këtyre të fundit që janë bukur shumë në Kosovë për hir të regjimit gjenocid të Serbisë derguan në Hagë, HERRONJT E PAQËES DHE TË LUFTËS. Sikur që me gjakun e tyre fituan lirin dhe pavarësinë ashtu do ta fitojnë e gjykimin djallëzor nga një grupi që nuk ka të bëjë fare me drejtësinë sepse ata e luftuan një regjim gjenocidal bashkë me botën demokratike dhe forcën e saj NATO. Do të dalin faqebardh sepse nuk mund ti mundi as regjjimi gjenocidal i Serbisë dhe bashkëndihmësit e tyre Rusia, dhe hileqaret nga BE etj. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe veteranëve të gjallët që i dhanë grushtin e vdekjes regjimit gjenocidal Serb. Kurrë mos pafshin drit në jetën e tyre shpifsit dhe denoncuesit e rremë që për një fotele po shkatërrojnë lirinë dhe pavarësinë duke madhëruar Ruso serbët dhe disa nga BE dhe sharë, fyer e tradhtuar mikun e madh SHBA. Shkatërruesit me në krye me Berishën janë rendit në mesin e shteteve armike të Shqipërisë dhe SHBA dhe kundër 110 shteteve demokratike. MOS ftesën e SHBA në feestimin e demikracisë për Kosovën fletë për armiqësin me shtetin amë Shqipërinë dhe mikun e madhe SHBA . HEROJTË NË HAGË JANË KRENARIJA E JONË KJO PO DËSHMOHET PËR ÇDO DITË DHE NE JEMI MIRËNJOHËS PËRJETËSISHT DHE SHPEJTË DO TË KTHEHEN BALLARTË BASHKË ME ALEATËT E VITIT 1999 ME FLAMUJT ÇLIRIMTAR.
NUk kam qa te shtoi e ka than shume kjart e mire BASHKIMI te lumt po dhe SHQIPTAR NACIONALISTI .
Shefki Mexhani [Bali] SH B A