“Mali i zi në BE më duket deklaratë për humor”, Camaj: Pa u zgjidhur çështja e Kosovës Ballkani i Hapur na duket i papranueshëm

5 Nëntor 2021, 16:54Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqipëri në Mal të Zi, Nikollë Camaj, e quajti deklaratë për humor atë të kryeministrit malazias, Zdravko Krivokapic, se Mali i Zi do të anëtarësohet në BE vitin e ardhshëm.

“Kryeministri pothuajse nuk e kalon asnjë ditë pa sjellë një deklaratë për humor, sepse nuk është e pranueshme që një kryeministër, pa pasur asnjë parametër që të tregojë se Mali i Zi është afër integrimit europian, të deklarojë një gjë të tillë në një nivel aq të lartë”, tha Camaj në një intervistë për A2 CNN.

Ai shtoi se sot, Mali i Zi është në udhëkryq vendimtar për të ardhmen e tij, e jo më të flasë për nisma të tilla. “Ajo që po ndodh në Malin e Zi e ka larguar nga rruga e integrimit. Prandaj duhet ta marrim si lapsus apo përpjekje për të sjellë humor. Raportet e BE nuk japin shpresë ndërsa kanalet diplomatike flasin që të jemi larguar, jo të jemi afruar”.

Camaj shtoi se Ballkani i Hapur është një projekt i papranueshëm nëse nuk normalizohen më parë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, dhe qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

“Bindja e shqiptarëve që jetojnë në trojet jashtë kufijve të shtetit ëmë, edhe pse Ballkani i Hapur do të na afronte me të, pa u zgjidhur çështja e Kosovës na duket e papranueshme sepse pa Kosovë të barabartë me shtetet e tjera si mund të jemi të barabartë si rajon me dikë tjetër”, tha Camaj.

4 komente në ““Mali i zi në BE më duket deklaratë për humor”, Camaj: Pa u zgjidhur çështja e Kosovës Ballkani i Hapur na duket i papranueshëm”

  1. qytetar says:

    OK.
    Pa u zgjidhur…e thoshte dhe Enver Hoxha.
    Sh.drejte.
    Po kush do tua zgjidhe !!!???

  2. qytetar says:

    OK.
    Pa u zgjidhur…e thoshte dhe Enver Hoxha.
    Sh.drejte.
    Po kush do tua zgjidhe !!!???
    Zgjidheni pra ! Çfare prisni !?
    Apo si gjithmone prisni te zgjidhet [email protected]
    Po te ish per ju….vajmedet.

  3. qytetar says:

    OK.
    Pa u zgjidhur…e thoshte dhe Enver Hoxha.
    Sh.drejte.
    Po kush do tua zgjidhe !!!???
    Zgjidheni pra ! Çfare prisni !?
    Apo si gjithmone prisni te zgjidhet [email protected]
    Po te ish per ju….vajmedet.
    Na mbyten ANAL -istet.

  4. GG says:

    Çeshtja e Kosovës është zgjidhur. Ajo është çliruar nga okupatori serb dhe që me 2008 është shtet i pavarur.
    Normalizimi i raporteve ndershtetrore me Serbinë, është problem ndershtetnor, por jo çeshtje e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje