Regjistrohen 16 të infektuar me Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

6 Nëntor 2021, 15:19Rajoni TEMA
Regjistrohen 16 të infektuar me Covid në Kosovë, asnjë

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429.

Në total numri i rasteve aktive është 446.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.242 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje