Baton Haxhiu: Kam përjetuar 4 luftëra, Vuçiç po tregohet i pamëshirshëm

8 Nëntor 2021, 21:30Rajoni TEMA

Analisti Baton Haxhiu thotë se zhvillimet e fundit në Malin e Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, Vuçiç po “luan lojën e luftës”.

Sipas tij, konflikti i armatosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të lindë pa ndonjë arsye të madhe duke thekuar se kështu ka ndodhur në ish-Jugosllavi.

“Kam katër luftëra që kam përjetuar në ish-Jugosllavi. Kam përjetuar Bosnjën, Kroacinë, Slloveninë mos të flas për Kosovën dhe krizën në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha kanë nisur për arsye banale dhe askush pastaj nuk e di pse ka nis lufta dhe numërohen vetëm viktimat.

Askush nuk e di si mund të nisë konflikti në Bosnje apo Kosovë. Një i vrarë duhet në Bosnje Hercegovinë për të nisur luftën apo në veri të Kosovës”, tha ai.

Baton Haxhiu u shpreh se ndonëse rajoni ka pasur disa luftëra populli i Serbisë nuk e njeh realisht peshën e luftës pasi asnjëherë nuk kanë qenë në sulm.

“Serbët nuk e kanë pasur asnjëherë peshën e luftës sa e kanë pasur vendet e tjera të rajonit”, tha ai.

Për presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Haxhiu tha se sjelljet e tij po tregojnë se qëllimet janë të tjera nga ato që shpreh publikisht ndaj sipas tij “mosbesimi duhet të jetë maksimal ndaj Serbisë”.

“Veprimet që po ndodhin në Malin e Zi, Bosnje dhe Maqedoni, Vuçiç duket se po merr parasysh vetëm interesin e tij dhe nuk është aspak i mëshirshëm apo tolerant”, përfundoi analisti.

6 komente në “Baton Haxhiu: Kam përjetuar 4 luftëra, Vuçiç po tregohet i pamëshirshëm”

  1. Tahipi says:

    Po qysh kshu bre Buton? Po qyshti xen goja kto menxyra per vellaune kumanarit? Po si do tia bojm me balkonin e hapur?

  2. Prishtinali says:

    Pash zotin o Baton,çfare luftrash ke perjetu ti?Nga televizori apo Shqipnia,Maqedonia apo nga nje vend tjeter?

  3. Cen says:

    Pra ti Baton thua ta hapim Ballkonin se Vucici eshte i pameshirshem !!

  4. Sllobo says:

    Thuaja Rames o baton! Te takon si keshilltar! Se ai se ka haëlin e Ballkanit ai thejaht do ta kete mire me amerilanet se ja dinr lu i ka leket e vjedhura!

  5. Beli says:

    Kush do t’i tregojë këtij axhamiu të përjetshëm se koncepti “mëshirë” nuk është koncept politik por një koncept kishtar? Dhe nuk është hera e parë që e dëgjoj prej tij. Kam menduar se Batoni është paksa më i ngritur se sa budallai tjetër i gazetarisë kosovare, ai që i doli sot në krah Sali Berishës, mirëpo e kisha pasur gabim. Me mufka të këtilla si ky i “mëshirës” Batoni është mirë të konkurrojë si shërbyes në katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë, por jo në një panel analistësh politikë.

  6. qytetar says:

    Epo Kosova fatkeqesisht nuk ka politikane mbase as gazetare qe e duan.
    Mbase çorba e prishur ka dhene efektet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje