Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen apo të lidhen në asnjë mënyrë.
E pyetur për të komentuar deklaratat e zyrtarëve në rajon që e krahasojnë Kosovën dhe Republika Srpskan, von Cramon i tha Al Jazeeras se këto janë çështje të veçanta dhe se BE-ja merret veçmas me Bosnjë e Hercegovinën dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak i Republika Srpskas duhet të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Ne kemi nevojë që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, e jo drejt krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit”, tha von Cramon.
Ajo deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk është vend më i mirë sot dhe as më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht përpjekjeve të Brukselit “për ta sjellë atë rajon në klubin evropian sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kriza aktuale na kujton në Bashkimin Evropian se sa i rëndësishëm është rajoni i Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian. Ka shumë çështje në rajon, por dy janë dialogu strukturor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Bosnjë-Hercegovina. Të dyja çështjet kanë tërhequr shumë vëmendje, me krizën e fundit në veri të Kosovës dhe krizën institucionale të vazhdueshme në Bosnjë e Hercegovinë”, tha ajo.
Von Cramon tha se “shumë janë të shqetësuar me të drejtë” pas njoftimit të anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, se ai dëshiron të ndahet nga Bosnja dhe hapat konkretë që ai ndërmori për tërheqjen e këtij entiteti nga korniza institucionale e ndërtuar në BeH.
“Është thjesht e papranueshme dhe rrezikon të gjithë përparimin që është bërë në periudhën e pasluftës. Bosnjë e Hercegovina është ende shumë e brishtë, por edhe komplekse, dhe ne po e monitorojmë nga afër situatën atje, duke kërkuar një përgjigje të fortë evropiane, pra sanksione për të gjithë ata që cenojnë sovranitetin e vendit”, deklaroi anëtarja e partisë gjermane të të Gjelbërve në PE.
NJË FAKT BETONARME
Luftën e Bosnës (shqip – Bosnja, boshnjak, boshnjakisht etj) e nisën serbët për të dëbuar boshnjakët që të KRIJONIN një TERRITOR TËRËSOR (KOMPAKT) ETNIK (shembull dhe fakt i kryer gjenocidi), atë që në mënyrë natyrore gjatë gjithë hisstorisë e kishin dhe e kanë shqiptarët në territoret arbnore rreth Shqipnisë londineze.
DALLIMI DITA me NATËN
Shqiptarët kishin dhe kanë (dhe jetojnë në) kompaktësi territoriale dhe etnike natyrore. Lufta shqipatare në DARDANI e gjetkë ishte luftë clirimtare kombëtare, shkaktuar nga orekset sllave ortodokse (përjashto bullgarët) për dëbimin tonë. Efekti bumerang.
Serbet sajuan SERBSKËN duke dëbuar me vrasje dhe dhunë boshnjakët për të siguruar kompaktësi territoriale dhe etnike në mënyrë artificiale – me krim – GJENOCID.
SERBSKA është DHURATË GJENOCIDE, shpërblim për GJENOCID të KRYER.
Ja dallimi thelbësor DARDANI – SERPSKA. Kur flasin politikanët edhe ata ndërkombëtarë me sens drejtësie, FLASIN duke SHTRËZUAR.
Dallimi është dhe konsiston – në të drejtën e popullit (shqiptar) për vetëvendosje dhe
Në Gjenocidin serb për krijimin e territorit gjenocidal.