Kryetari i Bashkisë së Këlcyrës Klemend Ndoni publikoi sot pamjet e para nga nisja e asfaltimit të aksit Këlcyrë Malshovë deri tek Kisha e Shën Kristoforit.
Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës e shkurton atë 5 km dhe i jep një prespektivë të re një prej zonave më historike të Këlcyrës që përfshin 5 fshatra.
Asfaltimi është investim direkt i Bashkisë Këlcyrë e cila pas ndërtimit të Urës mbi Vjosë në fshatin Mbrezhan shkurtoi me disa kilometra rrugën dhe i krijoi mubdësi zonës më të izoluar të Këlcyrës të jetë 20 minuta larg.
“Sot Malshova është 20 minuta larg Këlcyrës nga 2 orë që ka qenë më parë. Cdo malshovitë është i lirë të rikthehet në vendlindje për të investuar dhe për ta ringjallur zonën e të parëve të tyre” tha Klemend Ndoni kryetar i bashkisë Këlcyrë.
Malshova bën pjesë në 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë. Fal vëmendjes së Bashkisë, Malshova sot është një zonë tërësisht e aksesueshme për turistët e shumtë që kanë dëshirë ta vizatojnë.
O shoku gazetar! Fshati prane Vjoses quhet Mbrezhan dhe jo Mbrezhdan. Ky I fundit eshte nje fshat tjeter ne Berat.
Nje investim me shume leverdi per te gjithe zoben per rreth, do ishte mire qe rruga te lidhet edhe me zonen e Zagorise duke i dhene frymarje te gjithe banoreve te ketyre zonave, te cilet mund te kthehen nga emigrimi dhe te investojne.
Bravo Klemend!Mos harroni te kujdeseni per zonat e thella sepse rruga i jep zhvillim dhe i ben te jene pjese e qytetit te bukur te Kelcyres.Nje gje eshte e vertet qe sa vite jeni ju ne krye te bashkise jane te shumta fondet e investuare ne veprat publike.Suskese!
Te uroj suksese zoti kryetar i bashkise se Kelcyres.Te falenderoj personalisht une dhe shume banore te zones edhe pse kemi ikur ne tirane prej vitesh na ben te mundur te kthehemi me shume deshire ne malcove e limar.Na ka mare malli shume per ato vende te bekuara nga natyra.
Jam shume i emocionuar tani qe po e lexoj kete lajm.Gjithe te mirat.
Klemend suksese!Mezi po pres te vi ne Kelcyre dhe te ngjitem ne ato maja shume te bukura.Duhet te jesh krenar per ate rruge se i sherben gjithe zones nga Malocova ne Leskaj e Limar e deri ne Zhej etj etj.Suksese perseri.